osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Erdogan humb Ankaranë: E pranoj, vullneti i popullit

Erdogan humb Ankaranë: E pranoj, vullneti i popullit

Miliona turq votuan këtë të dielë në zgjedhjet lokale anembanë vendit, të cilat konsiderohen si një “referendum” për politikat e presidentit Recep Tayyip Erdogan. Presidenti Erdogan, u konfirmua fitues në rang vendi, ndërkohë, ajo që përbën lajm është humbja në kryeqytetin e vendit Ankara, ku Mansur Zavas fitoi përballë kandidatit të koalicionit të Erdogan.

Ankaraja qeveriset prej më shumë se një çerek shekulli nga konservatorët islamikë. Në fjalën e mbajtur para përkrahësve të partisë se tij Erdogan tha:

“Çdo humbje dhe fitore dëshmon vullnetin e popullit tonë dhe duhet ta pranojmë atë si fakt i demokracisë. Duhet të pranojmë se fituam zemrat e njerëzve në këto zgjedhje në shumë qytete dhe pavarësisht se humbën në disa do të sillemi si duhet ”, shtoi ai.

Zgjedhjet lokale vijnë në një periudhë tejet të turbullt dhe mes vështirësish ekonomike. Presidenti Erdogan i quajti zgjedhjet si jetike për të përcaktuar “mbijetesën” e vendit dhe partisë së tij “për Drejtësi dhe Zhvillim” (AKP), e cila ka dominuar politikën vendase për 16 vite. Këto janë të parat zgjedhje lokale në vend, që kur Erdogani mori fuqi më të zgjeruara ekzekutive në rolin e presidentit, përmes referendumit të vitit të kaluar./Opinion.al