Avokati Spartak Ngjela, ka deklaruar disa herë se ka informacione që i vijnë nga FBI, lidhur me zhvillimet në vend, e së fundmi me protestat e organizuara nga PD dhe aletatët e saj, ku ndër të tjera shprehet se FBI ka bërë edhe skemën e mbrojtjes së Edi Ramës nga protestat.
Jo më larg së një ditë më parë, avokati tha se “me themelimin e qeverisë teknike në Shqipëri, do të nisë shumë shpejt arrestimi i politikanëve të cilët janë kapur me vjedhje dhe këto dosja tha ai kanë ardhur nga Amerika dhe janë të dokumentuara nga FBI-ja”.
Në një emision (Dritare) të 16 majit të vitit 2016, Spartak Ngjela përmendi zyrat e FBI, që sipas tij do të jenë funksionale në Tiranë. Ndërkohë që gjatë bisedës ai u përfshi në një debat të ashpër me gazetarin Rakipi.
“Po s’kam ç’të dëgjoj unë budallaqet që thua ti mo, që ka vajtuar ai ka firmosur FBI në Amerikë, ti je budalla ore. Ore je në vete ti apo…? Si vajtka Edi Rama firmoska FBI shqiptar në Amerikë?! Unë jam gazetar dhe dua ta di… Ku e ke këtë informacion ti që këtu ka zyrat FBI? Kjo është çmenduri, ti je i çmendur ore… fajin e ka kjo ore që s’më tha që je këtu… ti je idiot noterik mo”, i drejtohet Rakipi.