Rreth 50 inxhinierë dhe shkencëtarë po punojnë në mënyrë “sekrete” nën udhëheqjen e David Marcus, ish-presidentit të PayPal, për një projekt të ri të Facebook-ut dhe bankës amerikane, Jp Morgan.
Misioni i ekipit është që të bëjë të mundur shkëmbimin e parave në kohë reale nëpërmjet Whatsapp – it ( i cili është nën kujdestarinë e Facebook-ut ) , nëpërmjet mesazheve të thjeshta, siç deri më tani ka funksionuar.
Aktualisht Jp Morgan xhiron 6 trilion dollarë në ditë, nga ana tjetër Facebook mund të sfidojë tregun global ndërkufitar, që qarkullon deri në 500 miliardë dollarë në vit.
Facebook dhe Jp Morgan synojnë suksesin me atë që deri më tani ka dështuar : të bëjnë që universi alternativ i kripto-monedhave të bëhet rrjedhë e zakonshme.
Të dy gjigantët përpiqen me të njëjtin mjet, monedhat e qëndrueshme, monedhat digjitale të lidhura me një pasuri fizike, të cilat garantojnë stabilitet.