osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

LSI “humbet” nocionin kohë: Deri pak përpara drejtonte Bujqësinë, sulm vetëm pas vitit 2017!

LSI “humbet” nocionin kohë: Deri pak përpara drejtonte Bujqësinë, sulm vetëm pas vitit 2017!

Monika Kryemadhi ishte në Seman të Fierit, ku tha se qeveria “Rama 2” ka harruar blegtorët dhe fermerët.

Ajo vizitoi fermën e mbarështimit të bagëtive të Robert Selimit ku u njoh nga afër me problematikat që hasin sot fermerët dhe blegtorët.

Kryetarja e LSI-së, tha se kjo qeveri ka harruar të gjithë shqiptarët.

Ndërkohë, nuk dihet ende nëse Kryemadhi ka pasur ndonjë “thumb” edhe për qeverisjen “Rama 1”, ku Ministria e Bujqësisë drejtohej nga Edmond Panariti i Lëvizjes Socialiste për Integrim.

“Siç janë harruar gjithë shqiptarët, vazhdojnë të harrohen dhe blegtorët dhe fermerët.

Kemi parë në ditët më përpara se si blegtorët shqiptarë derdhin qumështin në rrugët e Shqipërisë për shkak të çmimit që është i pa konsiderueshëm përballë kostove të ndryshme dhe kostove shumë të mëdha që ata kanë për prodhimin e saj.

Mendoj që shqiptarët kanë nevojë për qumështin organik sesa për qumështin pluhur.

Mendoj që shqiptarët kanë nevojë për bulmetrat organik sesa për bulmetra sintetik.

Ajo që mendojmë ne dhe që është e domosdoshme është vendosja dorë mbi blegtorët dhe mbi fermerët sepse vetëm në këtë mënyrë ne do të krijojmë mundësi dhe do tu krijojmë shanse për të zhvilluar bujqësinë, për të zhvilluar blegtorinë dhe për të zhvilluar akoma më shumë edhe industrinë agro-përpunuese, e cila është e domosdoshme në Shqipëri”, u shpreh Kryemadhi.