osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Gjëma që i bëri drejtësisë kapterr Nishani president: Gjyqtarët e emëruar nga KLD e PD-së sot kanë futur në krizë 13 gjykata!

Gjëma që i bëri drejtësisë kapterr Nishani president: Gjyqtarët e emëruar nga KLD e PD-së sot kanë futur në krizë 13 gjykata!

Trembëdhjetë kryegjyqtarë, të emëruar nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë, nën influencën e plotë të Partisë Demokratike, kanë futur sot në krizë gjykatat më të rëndësishme në Tiranë dhe rrethe, për shkak se nuk mundën të kalonin rrjetën e trefishtë të Vetingut.

Krerët e gjykatave janë emëruar në harkun kohor 2008-2016, me vendime të Këshilli të Lartë të Drejtësisë, i kontrolluar nga Partia Demokratike, fillimisht përmes ish-presidentit Bamir Topit, ndërsa më pas përmes Bujar Nishanit si dhe tre anëtarëve të KLD, të emëruar nga Kuvendi, me votat e PD, në bazë të nenit 3 të ligjit nr. 8811, datë 17.5.2001, për KLD.

Shtatë kryetar gjykatash, të shkarkuar nga Vetingut për shkak se nuk justifikonin dot pasuritë, janë emëruar në vitin 2014 nga KLD, nën drejtimin e Bujar Nishanit.

Ata janë kreu i Gjykatës së Shkodrës Arben Zefi, kreu i Gjykatës së Korçës Admir Belishta, kreu i Gjykatës së Apelit Civil Durrës Petrit Çeno, kreu i Gjykatës Kurbin Alfred Gjoni, kreu i Gjykatës Berat Agron Vavla, ​kryetarja e Gjykatës së Apelit Vlorë Alma Liçaj si dhe kryetarja e Gjykatës së Apelit Civil Korçë Entela Prifti.

Katër krerë gjykatash janë emëruar në vitin 2016 nga KLD, po nën drejtimin e Bujar Nishanit. Ata janë kreu i Gjykatës Përmet Pashk Gjaci, kryetari i Gjykatës Tropojë Dritan Seci, kreu i Gjykatës së Pukës Izet Kadana si dhe kreu i Gjykatës së Apelit Tiranë Hysni Demiraj. Ndërkaq, kryetari i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë, Alltun Çela, i shkarkuar gjithashtu nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, është emëruar nga KLD në vitin 2008, nën drejtimin e ish-presidentit Bamir Topi.

Pa drejtues ka mbetur edhe Gjykata Kushtetuese, pasi kryetari i saj, Bashkim Dedja, u shkarkua përfundimit nga detyra me vendim të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit. Arsyeja kryesore e shkarkimit nga detyra të të gjithë kryetarëve të gjykatave është mosjustifikimi i pasurive. Ndërkaq, Këshilli i Lartë Gjyqësor, organi i ri që ka zëvèndësuar KLD, është në pamundësi ligjore për të zgjedhur kryetarët e rinj të gjykatave në fjalë.

Gjatë një mbledhje në fund të vitit 2018, anëtarët e KLD kanë shprehur shqetësimin se situata është alarmante. Në këto kushte, KLGJ ka vendosur të operojë nëpërmjet një rregulloreje që do të mundësojë zgjedhjen e zëvendëskryetarëve të gjykatave, të cilët do të ushtrojnë kompetencat e kryetarëve, proces i cili do të marrë shumë kohë.

Krerët e gjykatave të emëruar nga KLD dhe PD që u shkarkuan nga detyra

Pashk Gjaci, kryetar i Gjykatës së Rrethit Përmet, i emëruar nga KLD me vendim nr. 9, datë 15.01.2016. Shkarkuar nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit për deklarim të rremë dhe fshehje pasurie.

Dritan Seci, kryetar i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tropojë. I deleguar nga KLD me vendim 109, datë 04.11.2016. Shkarkuar nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit me argumentin se nuk justifikon pasurinë.

Izet Kadana, kryetar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Pukë, i emëruar nga KLD me vendim nr. 10, datë 15.01.2016. Shkarkuar nga Komisioni i Vetingut me arsyetimin se nuk ka arritur nivel të besueshëm në vlerësimin e pasurisë, nuk ka arritur nivel të besueshëm për vlerësimin e figurës dhe se ka reflektuar sjellje të papërshtatshme për pozicionin e tij si gjyqtar, duke cenuar etikën e gjyqtarit.

Hysni Demiraj, kryetar pranë Gjykatës së Apelit Tiranë, i zgjedhur nga KLD në 7 mars të vitit 2016. Shkarkuar nga Komisioni i Vetingut për shkak të problemeve me pasurinë e deklaruar.

Arben Zefi, kryetar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, i emëruar nga KLD me vendim nr. 128, datë 107.10.2014. Shkarkuar nga Komisioni i Vetingut me arsyetimin se “nuk ka arritur një nivel të besueshëm të vlerësimit të pasurisë, si dhe në vlerësimin tërësor të çështjes së subjektit të rivlerësimit, rezulton se ai ka cenuar besimin e publikut”

Admir Belishta, kryetar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Korçë, i emëruar nga KLD me vendim nr. 112, datë 23.07.2014. Shkarkuar nga Komisioni i Vetingut me arsyetimin se ka bërë deklarim të pamjaftueshëm për kriterin e kontrollit të pasurisë dhe se rezulton i papërshtatshëm në lidhje me kriterin e kontrollit të figurës.

Petrit Çeno, kryetar i Gjykatës së Apelit Civil Durrës, i emëruar nga KLD me vendim nr. 33, datë 11.04.2014. Shkarkuar nga Komisioni i Vetingut për shkak të problemeve me pasurinë e deklaruar.

Alfred Gjoni, kryetar i Gjykatës së Rrethit Kurbin, i emëruar nga KLD me vendim nr. 129, datë 17.10.2014. Shkarkuar nga Komisioni i Vetingut me arsyetimin se nuk ka arritur një nivel të besueshëm të vlerësimit të pasurisë, si dhe në vlerësimin tërësor të çështjes së subjektit të rivlerësimit ka cenuar besimin e publikut.

Agron Vavla, ​kryetar i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat, i emëruar nga KLD me vendim nr. 129, datë 17.10.2014. Shkarkuar nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit me arsyetimin se ka deklaruar në mënyrë të pasaktë pasurinë, nuk justifikon, ka bërë deklarim të rremë si dhe ka fshehur pasurinë.

Alma Liçaj, kryetare e Gjykatës së Apelit Vlorë, i emëruar nga KLD me vendim nr. 4, datë 17.01.2014. Shkarkuar nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit me arsyetimin se nuk ka shpjeguar bindshëm burimin e ligjshëm të pasurive, ka ndërmarrë hapa për të fshehur ose paraqitur në mënyrë të pasaktë pasuritë, ka bërë deklarim të pamjaftueshëm për kriterin e kontrollit të pasurisë dhe ka cenuar besimin ndaj publikut.

Entela Prifti, kryetare e Gjykatës së Apelit Civil Korçë, e emëruar nga KLD me vendim nr. 5, datë 17.01.2014. Shkarkuar nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit me arsyetimin se ka fshehur dhe ka deklaruar në mënyrë të pasaktë pasurinë, ka bërë deklarime të rreme si dhe nuk justifikon pasurinë.

Alltun Çela, kryetar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Sarandë, i emëruar nga KLD me vendim nr. 230, datë 28.05.2008. Shkarkuar nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit me arsyetimin se ka bërë deklarim të pamjaftueshëm për kriterin e kontrollit të pasurisë, rezulton i papërshtatshëm në lidhje me kriterin e kontrollit të figurës si dhe ka treguar cilësi të papranueshme në punë, gjykim të dobët dhe nuk është efektiv, në atë shkallë sa programi i trajnimit pranë Shkollës së Magjistraturës nuk mund ta zgjidhë këtë çështje për një vit.

Bashkim Dedja, anëtar/kryetar i Gjykatës Kushtetuese, i emëruar në maj 2010 (me votat e shumicës PD-LSI në Parlament), i përjashtuar nga Komisioni i Vetingut më 17 dhjetor 2018, se nuk justifikoi origjinën e pasurisë së tij. Dedja është zgjedhur dy herë kryetar i Gjykatës Kushtetuese, me votat e anëtarëve të kësaj gjykate. Herën e dytë Dedja është rizgjedhur kryetar në 03.10.2017./ Nga Adriatik Doci/ Shqiptarja.com
/