Lulzim Basha zhvilloi dje një takim me qytetarët e Durrësit. Ndërkohë, teksa udhëtonte drejt Durrësit me makinën e tij, ai u fut live në Facebook.
Një gjest të tillë jemi mësuar ta shohim shpesh tek kryeministri Edi Rama, i cili në shumë raste nuk ka hezituar të japë mesazhe nga makina e tij.
Mirëpo, duket se Basha ‘nuk ia ka marrë dorën’ rrjeteve sociale. Për një moment kreu i PD, filmon veten e tij teksa ndodhet në makinë, dhe më pas telefonin e drejton nga rruga.
Gjatë filmimit ai lëviz dorën dhe pamja nuk vjen e mirë për ndjekësit.
Për më tepër ndiqni videon!