osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Kur të lavdëron dhe të poshtëron… Sali Berisha!

Kur të lavdëron dhe të poshtëron… Sali Berisha!

Në një politikë normale, vlerësimi për kundërshtarët politikë është diçka e zakonshme, pothuaj një rit i përditshëm. Politikanë karizmatikë me integritet, të kulturuar, burra shteti, sa herë debatojnë me një kundërshtar potencial, edhe pse ai mund të jetë shkaku kryesor që e pengon për të arritur objektivat e forcës politike që përfaqëson në rrugëtimin drejt pushtetit nuk ka asnjë paragjykim për të evidentuar anët pozitive dhe progresive të politikanit që ka përballë.

Kjo risi është sjellje e të kulturuarve, individëve, njerëzve që politika nuk i armatos me shpata e armë për të asgjësuar kundërshtarët, përkundrazi i bën ata luajalë dhe të kujdesshëm që të luftojnë për idealet e tyre, po kurrsesi të hyjnë në një duel për jetë a vdekje, siç ndodh tek ne. Emri kundërshtar politik, këtu në Shqipëri, jo vetëm pas 1990-ës, po edhe më parë është një ndarje shumë e thellë, një antagonizëm gati armiqësi për jetë a vdekje, që as mundohen ta fshijnë apo ta maskojnë politikanët tanë.

Politikanët, agresivitetin e evidentojnë si një epërsi përmes të cilës mund të fitojnë aksione politike. Po pse në vendin tonë konflikti mes palëve është kaq i ashpër dhe as që mund të bëhet fjalë për dialog me tone të qeta, për marrëveshje dhe mirëkuptim, pa prishur ekuilibrat dhe pa shkrirë grupimet politike në një të vetme, pasi kjo do ishte një eksperiment i dështuar? Grupimet politike janë ngritur mbi bazën e interesave dhe ideologjive të ndryshme.

Në këto 30 vjet, ne shqiptarët kemi njohur shumë figura politike. Po të gjithë kanë pasur të njejtin fat për sa i përket keqtrajtimit nga kundërshtarët. Sa kanë qenë në krye të vendit, vetëm janë sharë e mallkuar. Nuk ka Kryeministër të Shqipërisë dhe President që mos jetë vënë në qendër të goditjeve dhe kritikave të ashpra deri në denigrim dhe linçim, deri sa ka mbajtur këtë post.

Atipiku për trajtimin e kundërshtarëve politikë, si armiq dhe goditja pa mëshirë e tyre, sa herë ia ka dashur interesi i ngushtë i pushtetit, personal apo i familjes, apo për të larë hesapet me ata që i kanë dalë në hundë dhe e kanë kundërshtuar, është padyshim Sali Berisha. Nuk do ta kujtonim fare sjelljen e tij nëse nuk do bënte disa vlerësime në kuadër të përvjetorit të pranimit të vendit tonë në NATO. Kujtojmë këtu qëndrimin e tij me ish kryetarin e qeverisë, Fatos Nano, të cilin e burgosi me një akuzë bajate pa asnjë bazë, e degdisi në Bënçë, vetëm se ai ishte kundërshtar politik dhe kryetari i Partisë Socialiste.

Pasi e etiketoi si përfaqësuesin kampion të korrupsionit në tërë historinë shumë shekullore të Shqipërisë e anatemoi dhe i vuri mbi shpinë tërë të zezat, e akuzoi për qëndrime antishqiptare, si njeriun që kishte shitur interesat e vendit tek udhëheqësit e Serbisë, pas takimeve në Kretë, si e goditi pa mëshirë si një Kryeministër të korruptuar, papritur vetëm fare pak nga largimi i tij nga pushteti e ngjiti në qiell, e lavdëroi pa kufi, si burrë shteti që i kishte dhënë shumë demokracisë dhe vendit me vizionin e tij të gjerë politik, njeriun që bëri reforma në Shqipri, Kryeministrin që i dha hov zhvillimit të vendit.

Të gjithë kujtojmë atë takim të përzemërt mes dy kundërshtarëve të mëdhenj që nuk kishin lënë asgjë pa thënë kundër njeri- tjetrit, veçanërisht Berisha, që e kishte shndërruar Nanon në target të betejës kundër socialistëve të Shqipërisë. Po ja, erdhi dita dhe nga i anatemuari i madh nga njeriu i njëmijë të zezave, u kthye në udhëheqës largpamës, luajal, vizionar. Gjithnjë kemi pasur dhe kemi edhe sot mendimin se Fatos Nano ishte një Kryeministër vizionar dhe dinim se tërë ato që i hidhnin mbi kokë ishin të pabaza.

Po këtë luftë prej shumë vitesh e bënte ai, që një ditë harroi gjithçka dhe e alternoi si të ishin miq për kokë. Përfundoi sharjet dhe nisi lavdërimet. Dhe në fund, ndryshimin e pllakës e shiti me një fjali të vetme. E kaluara ishte vetëm për politikë. Ishte për zhurmë. Nuk kishte asgjë të vërtetë. Pra ishin fjalë që përdoreshin për të bërë politikë dhe për ta denigruar për interesa të partisë.

Po Nano nuk ka qenë i vetmi që është qëlluar me top dhe është lavdëruar nga Berisha. Edhe Ilir Meta është një nga të shënjuarit e tij. Edhe ai e di mirë çka hequr lëkura e tij sapo nisi të kontribuojë në politikë. E kujton Poliçanin. Linçimin nga SHIK e policia. Besoj se e ka gdhendur në kujtesë betejën me Berishën, kur drejtonte vendin si Kryeministër i Shqipërisë?! Deklaratat anti Meta janë nga më proverbialet. Deri në hiperbolizim të një lufte të pamëshirshme. Po sapo ia deshi politika dhe veçanërisht kur i duheshin votat për të bërë qeverinë e pamundur vetëm me votat e PD-së, ai u shpall hero. U vizatua si vizionar dhe kombëtar.

Bile u vu në krye të listës, si udhëheqësi që i kishte bërë vendit shërbime të pallogaritura. Po e gjitha kjo, kur ishte në të njejtën tepsi të pushtetit dhe ishin bashkëkryetarë të koalicionit në qeverisje. Pasi Meta e la në baltë në prill të vitit 2013, rrufetë e Zeusit u derdhën si rrebesh kundër tij. LSI dhe Meta u copëtuan. Podiumet gjëmuan nga deklaratat kundër tij. Iu kujtuan të gjitha bëmat, nëna e babai dhe u zmadhuan deri në absurd. Kishin mbaruar lavdet. Kishte nisur acari. Në plan të parë kishin dalë sharjet, anatemimet, numërimi i një mijë të zezave. Ai tani nuk ishte më brenda vatrës së Berishës.

Po me Metën, pozicionimi nga lavdet në sharje janë alternuar si në një spirale pa fund. Njëherë kanë qenë dydimensionale, pastaj janë bërë tre, katër e pesë, dhjetë. E gjithë kjo sjellje, është përcaktuar nga lidhjet me pushtetin dhe pozicionimet e Metës me Berishën. Sapo hidhte Meta ndonjë sinjal për “Çadrën” e PD-së në vitin 2017, ai merrej në mbrojtje. Kur bënte pak mënjanë, atëherë mbi të derdhej urrejtja dhe mallkimet. Po për fat ka qenë vërtetë i përkëdhelur në lidhje me Berishën. Është politikani që është sharë. Po është edhe lavdëruar. Është mallkuar. Po është stërvlerësuar. Dhe sot është më i privilegjuari i doktorit.

Jo më kot është dobësia e Metës. Natyrisht e gjitha kjo nuk është gratis. Pa këmbim. As thjeshtë humanizëm. Qëndrimet e Presidentit, kur janë në interes të PD dhe lidershipit të saj, atëhere Meta është kryeburrë. Ndaj tij vërshojnë komplimentet. Llogaritet në një front kundër të keqes. Ishte në këtë rrafsh edhe lavdërimi që i thuri socialistit Meta, natyrisht, jo vetëm për sot po që nga vitet e shkuara se është i preferuari i zotit Berisha. Çfarë ka ndryshuar tek Meta, që është bërë kaq i dashur me doktorin? Është bërë me i pavarur? Më racional? Qëndron mbi palët? Apo e llogarit në anën e tij, apo për të gjitha bashkë!?

Po nuk është vetëm zoti Meta i mallkuar dhe i përkëdheluri i Berishës. Të njëjtin vlerësim mori në ditën e festës së 10 vjetorit të pranimit në NATO edhe ish Kryeministri Pandeli Majko. Bashkë me Metën, Majko ishte edhe ai një nga të vlerësuarit e Berishës si socialist me vlera. Që të të vlerësojë Berisha nuk është ndonjë fat i madh, nuk është ndonjë fitore, as arritje, po nuk ka ndonjë të keqe. Ne e kemi fjalën në një drejtim tjetër në atë si ndërron pllakën një ish Kryeministër dhe President, si ia do loja dhe momenti.

Edhe Pandeli Majko ka kaluar në të njejtin kalvar. Edhe ai nuk i ka shpëtuar denigrimit dhe sharjeve sa ishte në krye të qeverisë së majtë në vitin 1998, 1999 në të tria herët që drejtoi qeverinë. Çfarë nuk u tha për Majkon për korrupsionin. Për kanabisin. Rendin. Marrëdhëniet me fqinjët. Iu ndryshua deri edhe kombësia. Dhe të gjitha këto, jo se Majko ishte djalë i keq, po kështu donte Berisha se ishte kryeministër. Edhe ai nuk mund t`iu shpëtonte goditjeve të egra të liderëve opozitarë, të cilët nuk kishin hall me Majkon si individ, po me Kryeministrin Majko. Po ja edhe Majko e kaloi ylberin. Tani është bërë burrë i mirë. Aq sa meritoi pa rezerva vlerësimet e Berishës.

Të të lavdërojë Berisha ka po aq vlerë sa edhe të të shajë. Se për të, ata që drejtojnë qeverinë nuk kanë kufi midis sharjes dhe lavdërimit. Do donim me gjithë shpirt që politikanët tanë në deklaratat e tyre të ishin të vërtetë. Të thoshin atë që mendonin me sinqeritet për kundërshtarët politikë. Po edhe nga një vëzhgim sipërfaqësor kupton se lavdet e Berishës nuk janë gjë tjetër, po raporti i vështirë i marrëdhënieve me politikanët e radhës në pushtet. Nëse lavdëron Majkon, llogarit se kështu i kundërvihet Ramës.

Për të, populli shqiptar duhet të kuptojë se Majko bën, Rama jo. Majko është socialist luajal, Rama brutal e autoritar. Kur i thuren himne Majkos për të cilin nuk kemi asnjë arsye që të mos gëzohemi, edhe pse i bën doktori, realisht sulmohen ata që janë në pushtet, tabelë mbetet Kryeministri i radhës. Dhe kjo lojë me qitje indirekte, luftë me spondë, si në lojën e pingpongut, më shumë se me atë që lavdërohet, luan me atë që synohet për ta përmbysur. E keni parë përpjekjen e ethshme për ti kundërvënë kundër njëri -tjetrit shumë prej figurave të rëndësishme të socialistëve nga Berisha-Monika-Basha?

Deri kohë më parë, Fatmir Xhafaj ishte zyrtari më i korruptuar. Njeriu që ishte i lidhur me krimin dhe bandit, vëllai i kriminelit. Për të u xhiruan dhjetëra video dhe u trazua politika si kurrë më parë. Po sa iku nga ministër, la karrigen u konvertua në opozitarin më të madh, brenda socialistëve, siç thuhet nga opozita dhe shtypi pranë saj.

Tani, beteja është me Sandër Lleshajn. Ai është kryearmiku i Berishës! Kështu po ndodh edhe me Bushatin. Deri dje u trajtua si shkatërruesi i diplomacisë, shitës i interesave kombëtare. Sot është burri i mirë, njeriu i mirëpritur për të kryesuar qeverinë tranzitore të kërkuar nga fronti opozitar. Pra, nga dje në sot i njejti njeri, i njëjti politikan, ngrihet dhe ulet si të ishte një lavjerrës në politikë. Jo pa qëllim. Ua do politika, siç do edhe shumë të tjerë me të cilët luhet si në një lojë pokeri për qëllime të tjera, jo ato që deklarohen.

Edhe në Ministrinë e Jashtme armiku është Gent Cakaj. Me të ka punë opozita! Berisha, me rastin e dhjetëvjetorit të pranimit në NATO, pasi evidentoi meritat e veta, veçoi nga socialistët, dy tre emra. Dhe harroi se e tërë PS edhe pas shpërthimit apokaliptik të Gërdecit, loboi fuqimisht që vendi ynë të pranohej në NATO. Sot jemi para një prove të madhe. Hapjen e negociatave për në BE. Po cili është qëndrimi i liderëve të opozitës, a bëjnë ata përpjekje për këtë rrugëtim? Edhe për mendjet me foshnjarake duket qëndrimi keqdashës i liderëve opozitarë. Përpjekjet shkojnë në kahje të kundërt. Atë të ekspozimit të një Shqipërie të destabilizuar.

Pa demokraci. Një vend që nuk e meriton BE-në. Dhe për këtë po bëhen aksione të përditshme antistabilitet. Në emër të demokracisë shpërthen dinamiti, molotovi, pompat që nxijnë me katran Tiranën. Kërcet huri dhe guri. Po poshtërimi dhe lavdërimi nuk është rezervuar vetëm për kundërshtarët politikë.

Të njejtin fat kanë pasur edhe ata që kanë qenë brenda vathës së PD dhe komandoheshin dhe emëroheshin nga doktor Berisha. Sa ishte brenda vijës së partisë, Prokurorja e Përgjithshme, Ina Rama ishte “Silivia Konti” e Shqipërisë. Sapo doli një milimetër nga gardhi ajo u shpall “Lavire bulevardi”.

I shumëvlerësuari Bamir Topi, ishte burri me peshë në PD, po edhe ai nuk i shpëtoi linçimit. Kur guxoi të mendojë ndryshe, u flak si “Horr bulevardi”.

Në këtë vijë sjelljeje, Berisha ua ka ndërruar lëkurën shumë herë politikanëve që i kanë dalë nga vatha, aq më shumë atyre që i kanë qëndruar përballë. Shembujt janë me mijëra. Mos u habisni që nesër edhe Edi Rama, ky armik potencial, i shpallur fajtor në tërë brezat të konvertohet në kryemik të Berishës e Bashës! Gjithçka varet nga tabloja sinoptike që vlerëson Berisha. Dhe të tjerë politikanë që sot luftohen me të gjitha armët të jenë heronjtë e rinj të doktorit. Po më mirë të shahesh nga Berisha se kështu je origjinal, se sa të mburresh e lavdërohesh nga një hipokrit dhe gënjeshtar. /Nga Bardhyl BEJKO