osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Bravo zoti Cakaj, mos u tërhiqni nga sharësit profesionistë!

Bravo zoti Cakaj, mos u tërhiqni nga sharësit profesionistë!

Nga Luan KURTI

Lajmi i konfirmuar nga ministri në detyrë, për Europën dhe Punë e Jashtme, Genti Cakaj, se do ndryshohej një pjesë e stafit diplomatik ka vënë në lëvizje shumë analistë, ish-diplomatë, politikanë aktivë, dhe jo vetëm. Artikulimi i tyre përmblidhet në të njëjtat argumenta: se po i shërben verbërisht Rilindjes (ekskluzivisht Ramës), po merret me gjueti shtrigash dhe jo me thelbësoren që mundëson integrimin.

Faktet që përmendi ministri Cakaj për nepotizëm, paaftësi në shërbimin diplomatik nuk i quajnë të rëndësishme, sa për t’i nxjerrë në publik dhe se do na prishkan imazhin në sytë e ndërkombëtarëve (!) Thua se të huajt hanë bar dhe nuk e njohin situatën tonë të brendshme, konfliktet e stisura nga disa individë deri në absurditet, me djegie mandatesh, protesta periodike që me gjasë përgatisin terrenin për një përplasje civile. Por mesa duket gjetkë e kanë hallin: shumë syresh preken drejtpërdrejtë nga kjo masë, që mund të sjellë largimin nga ky sektor i pinjollëve, miqve, shokëve dhe militantëve në poste drejtuese që u kanë shërbyer si gozhda e Nastradinit, devotshmërisht.

Cënimi i statuskuo-së shihet si i papranueshëm. Jo për empati, por për demagogji dhe diversion i kujtojnë Cakajt se kjo është goditje nën brez për paraardhësin Bushati, një luftë brenda llojit që po krijon “kurbane”, “viktima” të pafajshme. I bien pragut të dëgjojë dera, duke ftuar në duel ish – ministrin Bushati për haraç, duke strukturuar një grup antiparti, që do i krijonte kryeministrit Rama shumë kokëçarje.

Madje në disa të përditshme këta të “penduar” shfaqen edhe me foto. Zoti Cakaj e ka gjykuar të udhës me këtë deklaratë të komunikojë me publikun, për të treguar vullnetin e tij dhe të qeverisë që përfaqëson për shëndoshjen e gjendjes, dhe për mendimin tim nuk ka bërë gabim. Integrimi nuk ndihmohet duke heshtur, duke marrë nën sqetulla të pamerituarit, me gjasme. Një nga problemet e mëdha nga të cilat ka vuajtur dhe vuan ky vend është se njeriut i është gjetur puna dhe jo e kundërta.

Askush nuk mund të jetë i përhershëm, i pazëvendësueshëm dhe duhet lejuar qarkullimi i elitave. Fati i disa individëve, i disa kolltukofagëve nuk mund të lidhet me fatin e Shqipërisë. Goditja e zotit Cakaj është paralajmëruar më herët, vetëm se ka ndryshuar frëngjia dhe një pjesë e pushkatarëve. Për faktin se ishte i ri në moshë, se ishte kosovar, Soroist dhe kishte artikuluar në mënyrë arbitrare korrigjimin e kufijve të Kosovës.

Në një lidhje okulte Tiranë – Prishtinë- Beograd, midis Ramës Thaçit dhe Vuçiçit! Kartë që u rrëzua pas deklarimit të amerikanëve se mbështesnin çdo zgjidhje afatgjatë, që i shërbente stabilitetit midis dy vendeve dhe në Ballkan. Nuk mënuan ta delegjetimonin zotin Cakaj, të zbulonin “gafat” në fjalimet e tij, kur në gjendje emocionaliteti recitoi ndoshta jo me pathos dhe lapsuse disa vargje të poetëve të Rilindjes Kombëtare.

Kërkonin gjilpërën në kashtë, ashtu siç nuk kishin bërë për asnjë tjetër më parë për gjëra edhe më serioze, me pasoja për perspektivën Euro-Atlantike. Jam i bindur se gjendja e stokut brenda ministrisë në fjalë ka qenë e njohur, por vetëm dikush me kurajo, me moral të panjollosur nga trojet etnike, jashtë këtyre lidhjeve fisnore mund ta bënte. Prandaj në këtë kontekst dua t’i them: “Bravo zoti Cakaj!