osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Ja si do zgjidhet Kryeprokurori i ri!

Ja si do zgjidhet Kryeprokurori i ri!

Hapet rruga për të zgjedhur kryeprokurorin e ri në vend. Rregullorja e miratuar pak ditë më parë nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë është publikuar në Fletoren Zyrtarë dhe tashmë ka hyrë në fuqi. Aty janë dhënë detaje sesi do të bëhet përzgjedhja e kryeprokurorit, ndërsa tani hapet gara për këdo që është i interesuar të kandidojë. KLP do bëjë një renditje të kandidatëve dhe kjo do bëhet mbi bazë të: integritetit profesional të kandidatit në fushën e drejtësisë penale; integritetit moral; aftësive organizative dhe drejtuese; apo elementëve plotësues.

Në rastet kur kandidatët kanë të njëjtën meritë, vlerësohet vjetërsia në ushtrimin e profesionit dhe eksperienca profesionale. Sipas rregullores, vlerësimi profesional i çdo kandidati bazohet në kriteret e mëposhtme: kohëzgjatja dhe përshtatshmëria e përvojës në punë me pozicionin për të cilin konkurron (1– 5 pikë).

Rezultatet e vlerësimeve profesionale ose etike të kandidatëve në pozicionet e mëparshme, nëse ka, ose rezultatet e arritura gjatë përvojave të tyre të punës që lidhen me ushtrimin e funksioneve në fushën e drejtësisë penale (1–5 pikë).

Rezultatet e arritura gjatë studimeve të larta gjatë trajnimit fillestar në Shkollën e Magjistraturës, si dhe pjesëmarrja në trajnimin vazhdues dhe në kurse trajnimi të certifikuara në Shqipëri dhe jashtë Shqipërisë (1–3 pikë).

Rezultatet e arritura gjatë studimeve pasuniversitare në fushën e së drejtës penale (1–3 pikë); punime akademike, studime shkencore, shkrime dhe ligjërata profesionale, botime, pjesëmarrje në aktivitete shkencore (përveç atyre që kanë shërbyer për fitimin e gradës shkencore), pjesëmarrje në procesin e hartimit ose të konsultimit të legjislacionit dhe çdo angazhim tjetër profesional i kandidatit gjatë 5 viteve të fundit në fushën e së drejtës (1–4 pikë).

Vlerësimi moral do bazohet në reputacionin që kandidati gëzon në shoqëri dhe te kolegët. Ndërsa vlerësimi i çdo kandidati për aftësitë organizative dhe drejtuese do bazohet në kriteret e mëposhtme: cilësia e platformës dhe vizionit që ata paraqesin sipas shtojcës A të kësaj rregulloreje (1–5 pikë).

Aftësitë e provuara në marrjen e vendimeve dhe përgjegjësive, bazuar në përvojat e mëparshme profesionale dhe shoqërore (1–5 pikë); aftësitë në komunikim (1–4 pikë); aftësia për të punuar në grup dhe në mjedise multidisiplinare dhe/ose multikulturore (1 – 3 pikë); aftësia për përfaqësim në publik (1–3 pikë)