osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

“Salvador Alende”, në kërkim të “helmetës”!

“Salvador Alende”, në kërkim të “helmetës”!

Ajo ç’ka kërkojmë ne, qytetarët, është shumë e thjeshtë. “Salvador Alende” as të mos japi dorëheqjen e tij, e më keq akoma, të sakrifikojë jetën e tij. Qytetarët apo parlamentarët i kanë zgjedhur udhëheqësit e tyre për t’u shërbyer atyre, për të kryer mirë detyrat përmes vështirësive e sakrificave të shumta që duhet të bëjnë në rrugën e vështirë për të konsoliduar demokracinë.

Që të bëhen mirë këto punë, ata që janë zgjedhur apo janë emëruar në krye të organeve apo organizmave, duhet të marrin parasysh edhe sakrificat që duhet të bëjnë, dhe, që t’i biem shkurt, ata duhet të bëjnë më të vështirën dhe jo më të lehtën. Pse vallë, për “callëmin” e tyre qytetarët i japin atyre një rrogë sa për pesëmbëdhjetë apo njëzet pensionistë?

Janë sa për njëzet pensionistë të tjera ato që marrin për karburante, për telefona, për shpenzime ngrënie e fjetje nëpër hotele luksoze etj., etj. Si, ata të mos të hanë edhe ndonjë “kokofilkë” në rrugët e gjata që bëjnë nëpër botë? Kjo është ajo pjesa e vështirë e tyre dhe këtë, ata duhet ta përballojnë, kurse ajo më e thjeshta, për të sakrifikuar veten, kërkohet shumë pak kohë e shumë pak “mjete” të thjeshta.

Në këto vite të demokracisë kanë ndodhur shumë raste që për të përfituar diçka që u takon e nuk e marrin dot, apo të marrin diçka që nuk i takon gjejnë rrugën më të thjeshtë. Ata hipin nëpër vinça apo tarraca pallatesh dhe bërtasin me të madhe: “Ejani na mbani se do t’i jap fund jetës’’! Ja, në këtë kategori futet edhe “Salvador Alende”! Çdo gjë e keqe ka edhe të mirën e saj. Është e vërtetë që në Ushtri nuk kanë mbetur helmeta, sepse për “mburojë” tani kemi NATO-n dhe kur kemi një “saç” të madh mbi kokë, përse na duhen qindra e mijëra helmeta?

Ja ç’thotë “Alende”: “Jam i gatshëm për të dyja ekstremet. Që nga dorëzimi i mandatit tim si President pasi të sigurohem që vendi ka një zgjidhje politike parimore, kushtetuese, solide që e çon përpara, e deri tek sakrifikimi i jetës sime si Salvador Alende për të ndaluar instalimin e një junte që mund ta kthente Shqipërinë 30 vite pas”! Tek e lexon këtë deklaratë, çdokush nuk ka se si të mos mendojë që po të kishte një “zgjidhje politike”, qëndro sa të duash i nderuar “Alende” sepse nuk ju ngacmon kush, por e keqja është që nuk po gjendet një “zgjidhje politike”, sepse jeni ju i pari që nuk e dëshironi këtë zgjidhje dhe si e tillë përpiquni të gjeni “zgjidhjen politike”, d.m.th. të bëni atë që është më e vështira dhe jo të zgjidhni rrugën më të lehtë.

As më shumë e as më pak, ju dëshironi që të mos gjendet kurrë një “zgjidhje politike” me këto që po bëni ju, që i fryni zjarrit për destabilizimin e vendit! A e dini si është Shqipëria sot? Shqipëria sot i ngjan një “shtëpie pa zot ku pesë përpiqen të ndërtojnë dhe nëntëdhjetë e pesë kërkojnë të shkatërrojnë e të nxijnë me ç’të munden, që nga boja e zezë nëpër mure e deri fjalimet në Bruksel e Strasburg, kundër kësaj Shqipërie të mjerë që ka “pjellë” e rritur inatçorë. Shkurt hesapi, ju jeni i ndërgjegjshëm që as do të dorëzoni mandatin dhe as do të sakrifikoni jetën sepse “zgjidhja politike” as që duket në horizont!

Përse vallë opozitarët, e bashkë me ta edhe ju “Alende” jeni kaq të cekët në veprimet tuaja? Ka ikur koha e asaj që këto protesta, as më shumë e as më pak forcojnë pozitat e Ramës, gjë që kjo nuk duhet të ndodhë, sepse Rama, shkurt muhabeti nuk është për atë punë. Por, “një dorë që nuk e kafshon dot, thotë populli, ajo puthet”. Nuk e kam fjalën që të “puthni” Ramën, por përderisa ju pretendoni që keni popullin me vete, duroni edhe dy muaj dhe rrëzojeni Ramën që të mbeteni ju të përjetshëm në pushtet. E vërteta është e hidhur, por duhet pranuar.

Shpresa e vetme e opozitarëve janë militantët partiakë, që janë një pakicë e vogël dhe nuk është populli. Kjo është frika juaj dhe këtë frikë ju e demonstroni ç’do të enjte që po vazhdojmë të jemi gazi i botës sepse bota, në fund të fundit, kur po i trokasin “këmborët” e saj, “çokalet” tona i kanë vetëm për të bërë “sehir”!

Po marr tani atë “ekstremin” e dytë, atë të “sakrifikimit të jetës për të ndaluar instalimin e një “Junte” që mund ta kthente Shqipërinë tridhjetë vite pas”! Në këtë konkluzion nuk arriti as paraardhësi juaj, Nishani, i cili vinte nga rradhët e “Juntës” dhe me gradë jo dosido por me gradën “Kapter i Parë”! E shumta që bëri ai, ishte ajo që mori shoqëruesit e tij dhe shkoi të prishte disa lodra për kalamajtë, që bëri Veliaj tek Kodrat e Liqenit” dhe meqë nuk i prishi dot, shkon e i shijon sot me nipat dhe mbesat e tij.

Këtij i them unë “burrë shteti”, që megjithëse nuk e thotë me gojë, me vepra bën “autokritikë” për ato “Sancopancizma” që bëri. Por, kjo nuk është kryesorja. Kryesorja, është ajo që Nishani e dinte që këtu tek ne, vetëm frika nga “Junta ushtarake” nuk ekziston dhe të gjitha rreziqet e tjera janë prezent! Vetëm nëqoftëse “larg qoftë” vjen Saliu, sepse vetëm ai ja ka marrë dorën “Juntave”, ai i gjen edhe autoblindat, edhe tanket, edhe avionët dhe prandaj ai nuk duhet të qëndrojë “zgjidhur” por, s’kemi ç’bëjmë sepse “na ka zënë ku nuk rrëfehet”!

Për të mos u zgjatur, frika e vetme për “Alenden” është mungesa e “Juntës” së drejtësisë dhe “Salvador Alende”, kur bën një deklaratë, gjithmonë duhet marrë e kundërta e asaj që ai thotë. Ja, edhe në rastin konkret: “Ofroj dorëheqjen time, nëse gjendet një zgjidhje politike dhe sakrifikoj jetën time si Salvadori për të ndalur instalimin e një Junte ushtarake…”, kur për vete i punon mendja që të nxisë vetëm trazira, që vendi të mos gjejë stabilitet dhe merr si shembull Salvador Alenden, që dha jetën me helmetë në kokë, duke e ditur që helmetat metalike janë shitur për skrap, bashkë me tanket e autoblindat, se avionët u “vodhën” nga ata që mbledhin kanaçe! Po të kishte helmeta sot, nuk do të ishin plagosur shumë qytetarë nga inertet që hidhen nga katet e sipërme të pallateve!

Këto ditë, “Alende” u takua për afro një orë me atë që “e gënjen edhe kur e pyet për orën”! Pse nuk doli e të thotë hapur se çfarë bisedoi që qytetarët të bindeshin që “Komandanti” e bëri të tijën, por “vartësit” e tij nuk i binden. Kështu do t’i kishte larë edhe mëkatet, sepse askush nuk i zëmërohet sepse në demokraci nuk të dëgjon kush! Të gjithë janë “Presidentë”, të gjithë “komandantë”, të gjithë “analistë të mençur” dhe është e pamundur të gjesh qoftë edhe një injorant pavarësisht që nuk ka diplomë “kristali” në xhep!

“Salvador Alendes” ja kanë me hile edhe disa media të shkruara apo vizive që e lavdërojnë për “punët e mençura” që bën “Alende” sikur vetëm ai është “thembra e Akilit” nga varet e ardhmja e vendit! Disa prej tyre i ka patriotë, të tjerëve u hedh ndonjë copë “djathë” dhe këta, tërë ditën si puna e dhelprës: “Fatmirosh më qënke/ i thonë zonjat dhelpra/ Pendë të florinjta? Që s’i ka kush tjetër! Po të kishte thënë Salvadori që “unë jap dorëheqjen si Kryetar i KLD-së, do të ishte i besueshëm. Nuk i ka mbetur asnjë “Gjeneral” nga ata të Kushtetueses, asnjë “Ushtar” nga të gjitha shkallët e gjyqësorit.

Disa kanë ikur për korrupsion, të tjerë për babëzi me pasurinë e qytetarëve duke e “argumentuar” me milionat që ja kanë hedhur të afërmit në ditën e martesës, të tjerë anëtarë të Gjykatës së Lartë janë dënuar për vjedhje në Shtetin fqinj, të tjerë gjykatës si hajdutë xhepash, të tjerë kanë ikur me “lejë prindërore” në Europë e lum ne. Vetëm “junta” në drejtësi është e pranueshme, vetëm diktati i saj vendos stabilitet e garanton të ardhmen, të tjerat Junta, siç është ajo ushtarake, janë të rrezikshme! Shikoni sa seriozë që janë opozitarët.

I dorëzuan mandatet e tyre dhe po pengojnë edhe të tjerët të ushtrojnë të drejtën e tyre. Tani, këta ish deputetë nuk kanë asnjë funksion dhe me të drejtë thotë Monika që “jemi të papunë, pa bukë, të pastrehë”! Nuk mund t’i themi dot që do të ishte më mirë që të kishin dorëzuar pasurinë e tyre por meqenëse “nuk kanë” nuk mund t’i fajësojmë. Por, edhe nuk doli askush prej tyre që të thotë “Nuk e duam këtë rrogë të qelbur shteti”. E përse duhet mandati që edhe qenit po t’ja hedhësh, nuk e sheh me sy, përderisa pagën “e qelbur” do ta marrin edhe për tre vite të tjera?

Thonë deputetët e ish deputetët, “pagë e qelbur” për atë pagë që është 2 milionë. Po pensionisti, çfarë emri duhet t’i verë pagës së tij pesëmbëdhjetë herë më pak nga këta që po na sjellin tërë këto “të mira”? Monika, tani që “nuk është” politikane, është e mendimit që të gjithë politikanët t’i nënshtrohen vettingut! Edhe shumë gjyqtarë e prokurorë kështu vepruan. Ata dhanë dorëheqjen, sa të kalojnë lumin… Asgjë nuk kemi kuptuar deri tani, kemi kuptuar vetëm atë që qysh nga “Salvador Alende” e deri tek politikani më i fundit, Atdheu i mban me bukë e me flori, këta i përgjigjen me gurë, me çizme e me babëzi. /Nga Pandeli BARDHI