Ermal Mamaqi dhe Elvana Gjata nuk e konsiderojnë njëri-tjetrin si shokë të ngushtë, por vëlla e motër dhe në filmin e tyre “2 Gisht Mjaltë” që po rezulton shumë i suksesshëm iu është dashur të putheshin në buzë.
Lidhur me këtë skenë, këngëtarja u shpreh në premierën e filmit kështu.
“Unë jam çift në këtë film me vëllain tim. Sesi nuk ju hëngri ajo mortja që unë duhet të puthja ty, unë nuk e di”.
Ditën e djeshme i ftuar në emisionin “Rudina”, i pyetur lidhur puthjen nga moderatorja Rudina Magjistari, Mamaqi u shpreh:
“Të puthësh Elvanën është njësoj si të puthësh njerëzit e shtëpisë”.
Por sa kushtoi filmi?
“Filmi ka kushtuar 250 mijë euro. Tani që e di si funksionojnë këto gjëra, mund ta kisha bërë edhe më lirë”, tha Ermali.