Në kuadër të 10 vjetorit të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, sot në sheshin ‘Nënë Tereza’ u zhvillua një ceremoni ku merrnin pjesë të krerët më të lartë të shtetit nga Presidenti te kryeministri, ministri, ambasadorë, efektivët e FA etj.
Por ajo që ra në sy përtej ceremonisë e cila ishte organizuar në detaje, ishte thirrja njëzëri e 3000 efektivëve të FA “Shëndet paç zoti President’, drejtuar kështu presidentit Meta kur ky i fundit bëri përshendetjen e tij në fillim te ceremonisë.
Ajo që e bën interesante këtë thirrje të FA, ka të bëjë me deklaratën e para pak ditëve të Presidentit, i cili u shpreh se “Jam i përgatitur të lë mandatin dhe deri të sakrifikohem si Salvador Aljende, për të mos lejuar instalimin e një junte ushtarake dhe kthimin e vendit 30 vite pas”.
Sot, efektivët e FA i thanë Metës “Shëndet paç zoti President”, duke e qetësuar atë dhe fantazinë e tij me junta ushtarake që do e flijonin atë, si Aljenden.