osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Administratori që fundosi në borxhe ARMO-n, bëhet pronar i rafinerisë!

Administratori që fundosi në borxhe ARMO-n, bëhet pronar i rafinerisë!

“Fiks Fare” denoncoi mbrëmjen e së premtes një skandal që po ndodh me kompaninë “ARMO”. Kristof Darbord, ish-administrator në vitet 2013-2015, në kohën kur rafineria i shkaktoi buxhetit të shtetit një dëm rreth 200 milionë euro, si dhe 400 milionë euro borxhe ndaj OSHEE-së, bashkisë, punëtorëve dhe furnitorëve, është aktualisht “pronar” i kompanisë.

Por, gjatë dy viteve të fundit, kompania ka kaluar disa duar. “Fiks Fare” shfletoi dokumentet e Qendrës Kombëtare të Biznesit, ku rezulton se “ARMO” është shoqëri aksionere. Aktualisht, administrator është shtetasi zvicerano-francez, Kristof Darbord. Ky i fundit nuk është i panjohur për “ARMO”-n, pasi ka punuar më parë në këtë kompani.

Kompani modeste për ARMO-n

Sipas dokumenteve, në datën 2 mars 2015 rafineria ka ndryshuar administrator. U largua z. Ervin Gjokutaj dhe u emëruar z. Kristof Darbord. Disa muaj më vonë, në datën 16 tetor, një Zyrë Përmbarimore ka vendosur masën e sekuestros konservative të kompanisë “ARMO”, me përfaqësues pikërisht z. Darbord.

Një muaj më vonë u vendosën sërish dy sekuestro ndaj “ARMO”-s, përsëri me administrator Darbord. Sekuestrot kanë vijuar edhe në shkurt të vitit 2016, ku janë ngrirë të gjitha aksionet e “ARMO”-s. Po ashtu, edhe në muajt qershor-korrik-gusht 2016 janë vendosur urdhra sekuestroje për rafinerinë. Në të gjitha rastet, administrator ka qenë z. Darbord.

Ndërkohë, kompania thelloi detyrimet edhe ndaj organeve shtetërore, ku vetëm në Tatime dëmi ishte rreth 200 milionë euro, pa llogaritur doganat, OSHEE-në, punëtorët, bankat, etj.. Në këtë kohë, rafineria kaloi në disa duar: Banka Credins – Allum Enterprises – Bylis Energji – Tosk Energji. Kompania e fundit që e administron është pikërisht “Tosk Energji”.

Parà ruse për ARMO-n?!

“Ai zvicerani ka qenë në prapaskenë, ka qenë pjesë e stafit. Ne kemi pa marrë (paga) nga korriku i 2015-s deri në shtator të 2016-s. Ne kemi hapur gjyq, kanë fituar gjyqe rreth 600 veta”, thotë Kamber Iljazi, kreu i Sindikatës së Punonjësve të ARMO-s./Top Channel