Në krah të djathtë të sistemiy atëherë, kur i shërbenin Sigurimit të Shtetit, armës sekret të regjimit Komunist, dhe në po të njejtin krah të djathtë të tyre edhe sot. Kur nga koha e ndryshimit të atij sistemi kanë kaluar rreth tre dekada.
Ky është fati i mbarë i ish bashkëpunëtorëve të Sigurimit të Shtetit, të cilët, si atëherë, vijojnë të jenë “kolonë vertebrale” e pushtetit që vdes për ta.
Për të ilustruar konkluzionin CNA.al po ju sjell dy foto. Shihini pa shumë vëmendje ato dhe do të konstatoni se personi që qëndron në krahun e djathtë të Lulzim Bashës, është Artan Hoxha. I njohur masivisht si kandidati për president i vitit 2007.
Që mbeti kandidat pasi u detyrua të dorëhiqet pasi ju zbulua se kishte qenë spiun i Sigurimit të Shtetit, i rekrutuar gjatë kohës kur kishte qenë në shkollë të mesme.
Artan Hoxha, i kthyer nga rruga dhe i zbritur nga “Benzi” presidencial, për shkak të dosjes me shumë faqe si ish bashkëpuntor i Sigurimit të Shtetit. I përgatitur nga ky shërbim për tu nisur me shkollim jashtë shtetit ku duhet të survejonte shqiptarë të tjerë, sot ri menduar në krah të Lulzim Bashës. Në ditët më të renda dhe me kredibiletin më të ulët të përtisë, Lulzim Basha zgjedh në krahun e tij të djathtë një ish spiun të kohës së komunizmit.
Megjithse pas zbulimit të spiunllikut u zhduk për një farë kohe nga ekranet e televizioneve dhe qëndrimi në krah të djathtë të Sali Berishës, Hoxha ka nisur të rishfaqet sërish duke mos harruar të zerë pozicionin e krahut të djathtë. Po të një kryetari të ri. Të pasuesit të ish liderit të PD.