Kriza politike që ka përfshirë vendin prej disa muajsh tashmë, ka sjellë edhe një sërë replikash në distancë mes kryeministrit Rama dhe Presidentit Meta, teksa ky i fundit ka deklaruar se i ka ezaruar të gjitha rrugët për dialog për tejkalimin e këtij ngërçi.
Por paraditen e së hënës ata i kanë shtrënguar duart njëri-tjetrit, të detyruar ndoshta edhe nga aktiviteti i NATO-s për 10 vjetorin e Shqipërisë në aleancën ushtarake.
Siç edhe dallohet nga fotografitë e shkrepura nga LSA, Meta dhe Rama në këtë takim protokollar kanë shtrënguar duart, e më pas kanë qëndruar ulur përkrahë njëri-tjetrit.