osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Protestat në Tiranë, Beograd e Podgoricë në të njëjtat data dhe me skenarë identikë, pasqyrim masiv dhe në mediat e Putinit

Protestat në Tiranë, Beograd e Podgoricë në të njëjtat data dhe me skenarë identikë, pasqyrim masiv dhe në mediat e Putinit

Provat, të dhënat dhe zërat se pas protestave në Ballkan fshihen rusët po shtohen nga dita në ditë. Zyrtarët më të lartë ndërkombëtarë kanë dhënë alarmin për shtrirjen e tentakulave të Putinit, ndërsa në Tiranë duket se ato kanë prekur opozitën shqiptare. Lulzim Basha e Monika Kryemadhi e mohojnë diçka të tillë, por çdo ditë që kalon dalin në dritë fakte që kanë rritur dyshimet se Moska po investohet për të destabilizuar vendin tonë.

Dje opozita protestoi para Parlamentit, ndërsa kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, lëshoi akuza të drejtpërdrejta se ky është një skenar i mirëfilltë rus. Ashtu siç gazeta e tha pak ditë më parë se PD-LSI po kopjojnë opozitën serbe, Balla e përforcoi akoma dhe më shumë duke treguar të tjera ngjashmëri, jo vetëm mes protestave të Tiranës dhe atyre në Beograd, por dhe me ato në Podgoricë të Malit të Zi.

Ai u shpreh se falë rusëve kemi një koordinim të mirëfilltë, pasi më 16 shkurt dhe më 16 mars është protestuar si në Shqipëri, ashtu edhe në Serbi e Mal të Zi, ndërsa po ndiqet e njëjta strategji protestash. “Lulzim Basha nuk mund të ketë më të drejtën morale të flasë në emër të Partisë Demokratike, por ajo që duhet të ketë mbetur ende nga Partia Demokratike për t’u distancuar nga kjo lidhje e dyshimtë që nuk ka ndodhur vetëm në Shqipëri, nuk është e rastësishme që në 16 shkurt të organizohej protestë edhe në Tiranë edhe në Podgoricë edhe në Beograd.

Nuk është e rastësishme që edhe në 16 mars të kishte protestë edhe në Podgoricë edhe në Beograd edhe në Tiranë. Madje edhe forma e protestës në Tiranë po spostohet si format e protestës në Beograd e Podgoricë, nuk do ta bëjmë me 13 prill ditën, por do ta bëjmë natën”, tha ai. Edhe pak ditë më parë, gazeta tregoi se PD-LSI po kopjonin serbët, ndërsa dje kanë dalë në dritë të tjera të dhëna se kemi me një skenar të mirë-organizuar për të mbajtur protesta të vazhdueshme në Ballkan.

Faktet

Gazeta “SOT” ka bërë një verifikim të thjeshtë në internet, ku dëshmohet qartë se disa protesta të mbajtura në Tiranë, kanë qenë në të njëjtën datë me ato në Serbi e Mal të Zi. Më 16 mars, opozita protestoi para Kryeministrisë dhe më pas e ktheu tubimin në tur nëpër Tiranë. Po më 16 mars, e njëjta gjë ka ndodhur në Beograd. Në mbrëmje opozita ka protestuar duke filluar para televizionit publik dhe më pas duke u zhvendosur në zona të tjera.

Më 19 mars 2019, “Reuters” ka shkruar: “Protestuesit antiqeveritarë “sulmuan” ndërtesën e televizionit serb”. Në të njëjtën ditë, po “Reuters” ka raportuar: “Mijëra qytetarë marshojnë në kryeqytetin e Malit të Zi, duke i kërkuar dorëheqjen presidentit”. E njëjta gjë ka ndodhur dhe më 16 shkurt 2019. Opozita shqiptare sulmoi Kryeministrinë, ndërsa në mbrëmje të asaj dite protestohej në Mal të Zi e në Serbi. “Mijëra qytetarë protestojnë në Serbi kundër qeverisë së Vuçiç”, raportonte më 16 shkurt “Trt World”.

Ndërsa “Radio Europa e Lirë” po më 16 shkurt ka raportuar: “Protestuesit në Mal të Zi kërkojnë largimin e qeverisë”. Artikujt kanë qenë në kohë reale, duke treguar qartë se kemi një dorë të fshehtë që po koordinon gjithë protestat dhe dyshimet bien mbi Moskën.

Pasqyrimi në mediat ruse

Një tjetër element që forcon bindjen se Moska po shtrin ndikimin në Tiranë, Beograd e Podgoricë, duke tentuar destabilizim është dhe fakti se mediat e Putinit janë me sy e veshë se çfarë ndodh në rajon. Protesta e djeshme e opozitës para Parlamenti është pasqyruar gjerësisht në mediat ruse, e veçanërisht te ato shtetërore, si agjencia “Sputnik”. Por nëse vihet re, pasqyrim të njëjtë ka pasur dhe për protestat në Beograd e Podgoricë. Pra çdo ditë që kalon, forcohet bindja se PD e LSI, tani që po afron SPAK, ka kthyer sytë nga Moska. /Kliti Topalli