Basha vazhdon tallet me tufat e njerëzve që nuk kanë asnjë lidhje me të djathtën sepse vijnë nga shtresat e varfra dhe Basha tashmë milioner ka vendosur ta kthei partinë nga partia e kapitalit në partin e fukarenjëve dhe mallkon veten se si arriti të ndante milionat me milioneret që i nxorri Partia Demokratike nga gjiri i saj dhe tani nuk i’a varin më.
Me një ndjesë qesharake fyerse për ata që u bënë miliarderë gjatë pushtetit të PD-së, në mbyllje të protestës Lulzim Basha foli para mbështetësve në selinë blu.
Ja pjesë nga kaseta e përditshme që ka të njënjtën melodi:
Pjesë nga deklarata
Sot në këtë protestë keni bërë të dëgjohet zëri i shumicës së shqiptarëve që ka një mesazh të qartë dhe të parevokueshëm. Rama Ik! Qëndresa dhe beteja jonë po hap një horizont shprese për çdo shqiptar që do të ndërtojë këtu të ardhmen evropiane.
Orët e kësaj bande po numërohen mbrapsht. Kush nuk e ka kuptuar le ta kuptojë mirë, zgjedhje me Edi Ramën nuk do të ketë. Pakt me Maduron e Ballkanit nuk do të ketë. Kjo betejë ka nisur për të çliruar Shqipërinë. Kjo qëndresë ka nisur për ti kthyer qeverisjen çdo shqiptari dhe nuk do të ndalet derisa të bëhet realitet.
Askush nuk është për karrige dhe për pazare, por për ti dhënë fund pazareve në kurriz të popullit. Zotohem sot para jush, se nuk ka forcë tju tradhtojë ju, ta tradhtojë këtë lëvizje. Do të bëhet realitet verdikti juaj për Shqipërinë si gjithë Evropa. Me ju në shi e në diell, me ju në agim, muzg e në darkë, me ju në përballje në përplasje do të jem unë, opozita e bashkuar.
Nuk do tju braktisim në ëndrrën tuaj më të bukur që fëmijët tuaj të gëzojnë demokracinë evropiane. Kjo është beteja për të cilën luftojmë. Do ta vazhdojmë betejën deri në fitore dhe deri në çlirimin e Shqipërisë. Socialistë të zhgënjyer bashkohuni. Shqipëria do të ketë një të ardhme, ajo e ardhme nuk do të jetë e ardhmja e Edi Ramës por do të jetë e ardhmja e shqiptarëve të thjeshtë.