osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Një lolo në oborrin e shtypit të oligarkëve

Një lolo në oborrin e shtypit të oligarkëve

Nga Mero Baze

Gjatë protestës së sotme para Kuvendit, çdo vëzhgues shtypi, mund të arrinte lehtë në një konstatim. Për gati tre orë, 90 për qind e shtypit, përfshi TV-të, dhe portalet, ishin të fokusuar tek protesta jashtë Kuvendit dhe vetëm disa minuta, apo ndonjë lajm i rrallë, u pa për atë që ndodhte brenda Kuvendit.

E thënë shkurt pa ndonjë analizë të hollë, e kupton se 90 për qind e shtypit është e foksuar tek aksioni opozitar. Nuk them se janë të blerë apo të paguar nga opozita, siç thotë shpesh Basha për të kundërtën, por është e qartë që janë në një aleancë me të. Në rastin më të ndershëm janë duke dhënë një ngjarje më interesante se ajo brenda Kuvendit.

Mu kujtua kjo, ndërkohë që shikoj një njoftim se Lulzim Basha do organizojë nesër një tryezë për lirinë e shtypit dhe natyrisht pres të ankohet për të.

Dhe në këtë tryezë ka bërë kujdes të ketë, vetëm ata që ai mendon se ja zbukurojnë tryezën.

Për atë çfarë ndodh realisht me shtypin nuk kam asgjë kundër. Nëse një aksion opozitar fiton vemendje, shtypi patjetër do të jetë aty, qoftë me pagesë qoftë dhe vullnetarisht, pasi i duhet audience.

Por kjo pjesa teatrale më pas e Lulzim Bashës, kjo ankesa e tij për lirinë e medias, është një gjë që vizaton tërësisht boshllëkun e tij kulturor, politik dhe pse jo dhe integritetin e tij personal.

E njëjta skenë u përsërit dhe një herë gjatë muajit dhjetor. Studentët kishin dalë në rrugë, Edi Rama ishte në kulmin e stresit të tij politik dhe po përpiqej të përballej me një betejë të vërtetë opozitarësh që nuk ishin rracë e kësaj opozite, dhe ndërkohë që kamerat ishin tek opozita reale, Lulzim Basha u shfaq sërisht në një tryezë me drejtues të shtypit, pro tij, për të folur i shqetësuar për lirinë e tyre.

Tani ky njeri, duhet ta ndajë mendjen nëse ka liri shtypi apo jo, duke u bazuar se sa shtypi është i lire të jetë me aksionet opozitare dhe jo sa “qoka” duhet t’u bëjë ky njerëzve që e kanë caktuar veten të jenë me të.

E vërteta është se shtypi sot në Shqipëri është i lirë dhe i papërgjegjshëm, dhe nuk reflekton interesat e publikut për informim, por interesat e pronarëve të vet në raport me politikën. Kur ne shikojmë lajme apo lexojmë komente, më lehtë e kemi të mësojmë për hallet e Sandrit, Blushit, Irfanit apo Ndroqit, se sa për hallet e shoqërisë, ashtu siç mund të mësojmë për huqet e mija, të Bushatit apo dikujt tjetër. Dhe jemi aq të lirë ta bëjmë këtë, sa kemi krijuar një neveri në opinionin publik, duke përzier grurin me kashtën.

Por nëse Lulzim Basha e ka seriozisht që të ndryshojë shtypin, përgjegjësinë e tij ndaj opinionit publik, ndoshta dhe lirinë e tij, ai duhet të bëjë gjeste që bëjnë politikanë që marrin këto vendime.

Një prej më shembulloreve në këtë drejtim, por jo për t’u pasur zili, është Presidenti Trump. Ai nuk i ra kurrë në gjunjë shtypit, as padronëve të tij, as gazetarëve të mëdhenj, as gazetarëve influentë. Ai i injoroi dhe u shpalli luftë atyre. I shpalli luftë “CNN”, “New York Times”, dhe gjithë medias liberale në SHBA, gati gati qëndroi indiferent ndaj “Fox News” edhe pse ai e mbështet dhe u soll si një mbret përball tyre.

Dhe e fitoi betejën politike duke i pasur kundër të gjithë, edhe pse humbi shumë moralisht.

Lulzim Basha edhe pse e adhuron Trumpin, edhe pse harxhon dhe miliona për të blerë influencën e tij, qoftë dhe me firma ruse, në Shqipëri bën të kundërtën. Përpiqet të ndjehet i persekutuar nga shtypi, apo të shpallë mbështetësit e vet të persekutuar, ndërkohë që rri në gjunjë para “Klanit”, “Top Channel”, “News 24”, adhuron në kulm ndershmërinë e “Ora News”, dhe kalon në orgazëm nga portalet surrogate të Zenit dhe kunatit të vet.

Kjo e bën atë një lolo të shtypit dhe jo një luftëtar apo politikan që ka vendosur ta lërë shtypin të lirë. Ai mendon se aleanca me një pjesë të shtypit kundër pjesës tjetër, apo zhurma idiote që nuk e beson as budallai, për mungesë të lirisë së shtypit në Shqipëri, do t’i rrisë atij mbështetjen në shtyp. Kjo në fakt vetëm i rrit atij vasalitetin ndaj pronarëve të shtypit, ndaj atyre që i thonë, “sot po të ndihmojmë se je zhytur në mut, dhe nesër duam shpërblimin”.

Ndërsa shtypi i rëndësishëm publik, “main stream”, në fakt e injoron gjithë këtë që bën, pasi ndërkohë e ka nënshtruar dhe ka në shërbim të vet. Është qesharake, se si shtypi që jeton me paratë e biznesit të madh, shumë prej të cilëve Basha i shpall oligarkë, në të nëjtën kohë duhet të jetë dhe aleat i Bashës për të rrëzuar oligarkët. Sandri apo Blushi as nuk e llogarisin se ai mund t’i bojkotojë dhe e trajtojnë si zagar.

Tani thjesht ai është duke ju gjunjëzuar dhe skalionit të dytë e të tretë të medias, duke bërë sikur u qan hallin për lirinë e tyre, duke mbajtur në krye të zyrës portretin e Sali Berishës.

Në fakt i vetmi lajm është humbja e lirisë së tij dhe integritetit si politikan marifetexhi, që më shumë e udhëheqin dhe e marrin për dore njerëz të shtypit si lolo, se sa udhëheq.