Hamdi Salihi ka njoftuar me anë të një postimi në rrjete sociale se ndeshja e tij e ardhshme në kampionatin austriak do të jetë dhe e fundit për të në karrierë. Dikur shpresa e kombëtares shqiptare të futbollit, Salihi vjen pas një karrierë të gjatë jo vetëm në Shqipëri por dhe në Austri, SHBA, Izrael e Kinë.
35 vjeçari i lindur në Shkodër fillesat e tij i nisi tek Vllaznia e Shkodrës. Më pas sulmuesi i talentuar transferohet tek Panionios në Greqi, për t’u rikthyer fuqishëm në Shqipëri por kësaj rradhe me Tiranën. Pas 3 vitesh të sukseshmë të Tirana duke shënuar dhe 42 gola Salihi vendos transferimin në Evropë.
Në Austri Salihi luan tek SV Ried dhe Rapid Wien duke kapur dhe kulmin e karrierës së tij si futbollist. Pas 5 vitesh Salihi do të kalonte disa eksperienca të shkurtra në SHBA, Kinë, Izrael dhe me Skënderbeun e Korçës në Shqipëri për ta mbyllur tek amatorët e Wacker Innsbruck në Austri.
Por ajo për çfarë do të mbahet mend shkodrani janë paraqitjet e tij me kombëtaren shqiptare të futbollit. Nuk do të harrohen lehtë golat e tij me kombëtaren, dhe sidomos ai në Norvegji 22 marsin e 2013, i cili bëri të ëndërrojmë për disa muaj se Shqipëria mund të arrinte të kualifikohej në një botëror. Salihi është ende golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave të kombëtares shqiptare të futbollit duke lënë pas Erjon Bogdanin.