osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Zoti President, mos vr.it veten po mendjen!

Zoti President, mos vr.it veten po mendjen!

Nuk e morëm vesh ç’pati Presidenti, që vuri veten dhe të tjerët në siklet. Ne nuk shikojmë të ketë ndodhur ndonjë hata. Janë ca të çmendur që kanë marrë arratinë, se nuk kanë asnjë alternativë për të përballuar debatin në Kuvend dhe u dorëhoqën duke tradhtuar elektoratin e tyre. Ata kujtojnë se janë në pushtet dhe duanë të dominojnë në Kuvend, po çelësat i kanë të tjerët dhe s’mund të tradhtojnë zgjedhësit siç bënë opozitarët.

Po Presidenti ç’pati, xhanëm? Në rrjetet sociale, në shtyp e në bisedat televizive po lakohet shumë si hajdut. Një miku im, shkruan në FB: “Po Meta dhe sa duhet të kusarojë që të hekuroset?” A thua të jetë ndikuar nga këto dhe të ketë ndjerë afrimin e vettingut? Ne e kemi vënë në krye të vendit si burrin më të mirë, po fakti që kërkon të vrasë veten do të thotë se është në hall të madh. Po pse duhet të vrasë veten i pari i shtetit, kur mund të ulet një copë herë, të kuvendojë me veten e tij dhe të vrasë mendjen?

Kush e krijoi këtë krizë politike, që më shumë çoroditi opozitën se vendin? Të mos ketë gisht ky me plakun e lajthitur të PD-së? Është e pamundur të hidhte një hap tutje Lulushi pa izën e tyre. Si duket nuk e menduan gjatë se sa thellë do ta fusnin opozitën, sepse hallin e kishin te pazaret që kanë bërë bashkë.

I shkreti Lulush dhe e zeza Lulushkë, nuk e dinë se nga u kanë ikur dhitë. Planifikojnë protesta të mëdha me rezultate zero. Rama u tha shqip dhe shtypi e ndërkombëtarët ua përsëritën. Të mos bredhim foltore me foltore me vandakë letrash falsë në dorë duke lexuar përralla të këqija, po t’i dorëzojnë ato “fakte” në organet e drejtësisë.

I nderuar President, pse i ngatërrove kaq keq opozitarët? Ju keni deklaruar se ka krizë politike, përfaqësimi dhe kushtetuese. Populli të ka caktuar ty të jesh garant i Kushtetutës, përse nuk ndërhyn kur ajo na qenka cënuar, po merreni me politikë. E di ti përse mungon Gjykata Kushtetuese? Sepse ai plaku i rrjedhur, që ti e takon çdo ditë, kishte futur atje hajdutët, që i nxori vettingu.

Ju jeni arbitër i partive dhe pushtetit, përse duhet t’u tregoni sa hapa të bëjnë prapa e përpara? Ju jeni skraparas dhe burrat e asaj ane nuk janë marrë kurrë me lodra fjalësh. Ata kanë qenë të prerë në fjalë, por jo në besë siç lajkatoseni ju. Veprimet tuaja inatçore bien erë të keqe, zoti President.

Këtë e ka kuptuar edhe njeriu më i paditur në këtë vend. E dëgjon ti çfarë mesazhesh që jep bota, të cilat ti me opozitën nuk i përfillni, madje dhe u kundërviheni? Nuk janë të gjithë ndërkombëtarët dhe amerikanët të çmendur si ju me opozitën. A e keni parë mbështetjen që u jep opozita, me të cilën jeni bërë palë?

Për dorëheqjen bëre mirë që e deklarove, se e ke kuptuar, që nuk je më mbi palët, po atë vetëvrasjen mos e zër më në gojë, se ke Lulushen dhe fëmijët. Nëse të ka mbetur ende ndonjë lugë mend, thirri vandalët të dalin nga humnera ku i futët dhe të bashkëbisedojnë me Ramën, që u ka bërë disa ftesa. Nëse ju dhe opozita ka fakte se janë blerë e vjedhur vota, saktësojini, jo me llogje Kavaje por me vendime ligjore, siç thanë ndërkombëtarët.

Mirëpo deri sot nuk keni paraqitur asnjë fakt dhe këtë e përdorni si shkak për të mbajtur ende pranë ata pak vandalë që u kanë mbetur. Mirë opozita, që është futur në zllok e s’del dot, po ti përse je futur nëpër lëndina me gjemba? Bëre sikur e kritikove bojkotin e opozitës nga kuvendi, po këto bien erë që larg. Rruga më e mirë për ju është dorëheqja dhe vrapi për të shkuar jashtë pranë fëmijëve, se po të kapi vettingu këtu, ka rrezik të përfundosh në vetëvrasje.

Ato kasetat e “Bretkosës së moçaleve” nuk ishin pa gjë dhe do të hapen sërish, sepse i pa gjithë Shqipëria, kurse atë punën e floririt, që ta ka përmendur plaku i rrjedhur dhe ta përsërit i gjithë populli, duhet ta zgjidhësh me atë që të ka akuzuar në mes të kuvendit. Akuzat janë të rënda, po edhe ndëshkimi nuk do të jetë më i paktë. Pse, more djalë i mirë i skraparasve u fute në këto ulluqe, kur ishe mirë në kalin që të hipën. Më duket se të kanë hipur shumë shpejt në kalë dhe të janë marrë mend e fluturove s’di se nga. Nuk e mbajte dot pozicionin e të paanshmit dhe ndeshe në një furtunë urrejtje nga të gjithë shqiptarët.

Kjo nuk është e mirë, se po të urreu populli, nuk ke më vlera e s’je më për të. Nëse të ka mbetur ende ndonjë pikë morali, largohu pa të zënë dallga e madhe që e ke nën këmbë, po nuk e ndjen. Duhet ta kishe vrarë mendjen qëkur vendose të zësh krahun e opozitës. Ne nuk të hedhim faj, se s’mund të shkëputeshe nga partia që krijove e t’u bë koqe-koqe nga Monika, siç veproi dhe paraardhësi juaj, Nishani, që e mbajti krahun e partisë dhe vajti drejt e te partia.

Mirëpo ajo partia jote u çakërdis qëkur u bashkove me plakun e rrjedhur. Unë nuk e di a ka mbetur më kohë për të vrarë mendjen, se dallga është shumë e ashpër, po nëse ke forca për ndonjë reflektim, mos e vono, se ku i dihet. Sidoqoftë, ti vri mendjen jo veten. /Nga Alizot PREKA