Bleona Qereti është një nga këngëtaret shqiptare, fama e së cilës ka kapërcyer edhe oqeanin.
Përpos këtij fakti ajo është shumë aktive në Instagram, duke ndarë herë pas here momente nga përditshmëria e saj.
Mirëpo së fundmi, duket se këngëtarja është bërë nostalgjike dhe ka shpërndarë me ndjekësit një foto të shkrepur gjatë periudhës së komunizmit.
Siç mund ta shihni edhe në faqen e gazetës e cila është bardh e zi, Bleona shfaqet me një violonçel në dorë e rrethuar nga bashkëmoshatarë të saj. Vlen të theksohet se me flokët e shkurtra dhe me balluke Bleona nuk njihet fare.
Po ashtu, kjo foto dëshmon më së miri se pasioni i këngëtares për muzikën ka nisur shumë herët dhe këtë e ka pohuar vetë ajo në përshkrimin krah fotos.
“Nisi pak si herët. Shtëpia e pionierit!”- shkruan Qereti dhe ne jemi më se dakord.