Pas protestës së opozitës, e cila zgjati për afro katër orë, Policia e Shtetit ka shoqëruar 23 protestues, të cilët dyshohet se gjatë protestës kanë hedhur mjete piroteknike në drejtim të tyre. Vijojnë verifikimet e të shoqëruarve nga strukturat policore.
Disa ish-deputetë të opozitës kanë shkuar përpara Drejtorisë së Policisë së Tiranës në mbështetje të qytetarëve të cilët kërkojnë lirimin e famljarëve të tyre të cilët u shoqëruar sot pas protestës së sotme të oopozitës. Mësohet se në mbështetje të tyre kanë shkuar ish-deputetët demokratë Klevis Balliu, Agron Shehaj dhe Bardh Spahia.