Kreu i LSI ka folur në protestën e sotme duke hedhur akuza për qeverinë. Monika Kryemadhi tha se shteti i Edi Ramës është i kapur.
Ajo sulmoi edhe ndërkombëtarët teksa tha se ata lumturohen kur shohin kulla të larta. Por sipas Kryemadhit, ata nuk e dinë që kullat janë bërë me paratë e drogës, raporton JavaNews.al
“Nuk ka ndonjë kullë të shkruajtur se është ndërtuar me paratë e drogës.
Rilindja na ka vendosur fatura të tmerrshmë që shqiptarët nuk kanë mundësi t’i paguajnë.
Politika më e madhe sot është që shqiptarëve t’u sigurohet buka e fëmijëve. Vetëm tek ne ndodh që një litër qumësht të kushtojë më pak se një litër ujë” – tha ajo.
Sipas Kryemadhit, me paratë e drogës janë blerë edhe votat e zgjedhjeve 2017 (por jo ato të vitit 2013 kur LSI erdhi në pushtet bashkë me PS).