Deputetët e rinj të Partisë Demokratike dhe ata të Lëvizjes Socialiste për Integrim janë mbledhur dhe kanë rënë dakord, që t’i drejtohen me shkresë Kuvendit për formalizimin e grupeve javën e ardhshme.
Nga deputetët e listës së PD-së, Rudina Hajdari është diskutuar si emri më i mundshëm për kryesuese grupi. Ndërsa nga deputetët e listës së LSI-së, Lefter Koka ka kërkuar një zonjë në krye të grupit të LSI-së.
Enver Roshi ka propozuar Ediola Brahën.
Vendimi përfundimtar merret javën tjetër mbi emrat dhe grupet. Ndërkohë, Kuvendi pritet të bëhet me 100 deputetë, për shkak se kandidati Korab Lita, i listës së Partisë Demokratike, ka paraqitur në KQZ pranimin e mandatit.