Që prej nisjes rreth orës 9 e 30 të paradites së sotme vazhdon duke u tensionuar më tepër situata në protestën e opozitës organizuar te Parlamenti. Ndërsa janë shënuar disa të lenduar, kryeopozitarët vazhdojnë t’i “shtyjnë” protestuesit në përplasje me Forcat e Rendit.
Protesta po drejtohet ka kryetari i demokratëve Lulzim Basha dhe ajo LSI-së Monika Kryemadhi, por duke orientuar protestuesit drejt dhunës janë edhe Deputetët Klevis Balliu, Flamur Noka etj..
Në protestë, si në çdo protest tjetër nuk mungon as Sali Lushaj, ish-truproja i Sali Berishës, militant i zjarrtë i PD, gjithashtu babai i rreperit “Stresi” i cili prej disa muajsh ndodhet në burg për armëmbajtje pa leje dhe disa vepra të tjera penale.
Lushaj njihet për pjesëmarrjen e tij në çdo protestë të PD-së dhe jo vetëm. Në Pamjet e mëposhtme ai dallohet mes militanteve të tjere duke shtyrë dhe ushtruar forcë ndaj efektivëve.