osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Si fshihet Meta pas skenarëve destabilizues dhe takimi i fshehtë me Bashën?!

Si fshihet Meta pas skenarëve destabilizues  dhe takimi i fshehtë me Bashën?!

Presidenti i Ilir Meta vijon të forcojë bindjen se ai është krah opozitës, në luftën që kjo e fundit ka nisur me qeverinë. Teksa të gjithë po kërkojnë që ai të ulë palët në tryezë dhe të negociojë për të zgjidhur krizën, Ilir Meta ka pasur një takim tepër të fshehtë me Lulzim Bashën të martën në mbrëmje vonë.

Në fokus ka qenë situata politike. Ndoshta kjo është një lëvizje e Metës për të negociuar, por fakti që ka takuar vetëm Bashën dhe në mënyrë shumë të fshehtë, ka ngjallur dje aludimet në media se Presidenti po bëhet palë me opozitën në luftën ndaj qeverisë. Gazeta e ka theksuar prej shumë kohësh se Meta e Berisha kërkonin zgjedhje të parakohshme dhe çdo ditë po dalin në dritë fakte se ata janë bashkë.

Reagojnë socialistët

Teksa Meta zhvillon takime të fshehta me Bashën, Partia Socialiste nuk pranon që të ulet në një tryezë dialogu të organizuar nga presidenti. I këtij qëndrimi ishin dje deputetët socialistë, të cilët gjatë një prononcimi për gazetën “SOT” komentuan situatën politike dhe mundësitë e një dialogu me PD-LSI. Ditët e fundit kanë qarkulluar shumë zëra se Ilir Meta duhet të ulë palët në një tryezë për të gjetur gjuhën e përbashkët dhe për t’i dhënë zgjidhje krizës.

Kjo është hedhur si ide nga opozitarët, por PS nuk e pranon diçka të tillë. Madje socialistët nuk kursyen as akuzat ndaj kreut të shtetit. Deputeti Bujar Çela deklaroi se pas idesë së djegies së mandateve qëndron Ilir Meta dhe kësisoj mazhoranca nuk e pranon dot tryezën e organizuar nga ai sepse është absurde. “Presidenti nuk mund të marrë rolin e negociatorit dhe t’i gjuajë me shuplakë vetes. E gjithë kjo situatë e krijuar është e krijuar dhe e stisur prej djalit të parë të Sali Berishës, Ilir Metës. Ai nuk mund të gjuajë mbi veten.

Meta është iniciatori i djegies së mandateve dhe i situatës kaotike që është bërë shembull në botë. Bota ka marrë përsipër dhe ka për detyrë që të mos lejojë këtë precedent të krijuar nga ky palo-president kundër të gjithëve. Ky nuk duhet të jetë një opsion i ri i të bërit opozitë, jo sa herë ka zgjedhje të bëhet bojkot dhe kërkojnë qeveri tranzitore. Ky është një precedent i rrezikshëm dhe është një gjë që nuk mund të pranohet nga askush. Kështu që mazhoranca nuk mundet të ulet në një tryezë të organizuar nga presidenti për të zgjidhur krizën që e ka krijuar po ai. Meta po të dojë mund të ulet me Kryemadhin dhe tavolinë”, tha Bujar Çela.

Akuzat e socialistëve

Akuzat kundër presidentit Ilir Meta nuk i kurseu dje as deputeti i Partisë Socialiste, Sadri Abazi. Duke qëndruar në të njëjtën linjë me kolegun e tij, Bujar Çela se mazhoranca nuk mund të pranojë tryezë dialogu nga Meta, Abazi shtoi se presidenti më shumë po bën rolin e opozitës sesa të kreut të shtetit.

Ai theksoi se qeveria kurrsesi nuk mund të pranojë që t’i japë pushtet në tavolinë opozitës. “Ne nuk bëjmë negociata, qoftë edhe me tavolinë të organizuar nga Meta. Ne nuk jemi këtu për të negociuar me opozitën. Ne për dialog kemi qenë gjithmonë të hapur me opozitën. Presidentit ia dha garancinë kryeministri që nuk ka asnjë rrezik për instalimin e një junte ushtarake, kështu që le të rrijë i sigurt aty ku është dhe të vazhdojë punën e tij mbi palët.

Nuk ulemi në tavolinë për t’i dorëzuar pushtet opozitës sa herë vijnë zgjedhjet. Shqiptarët nuk ju dhanë votë, kështu që ne nuk kemi çfarë bëjmë më për ta. Nuk ka asnjë lloj dialogu jashtë kësaj kornize kushtetuese. Presidenti të shikojë punën e tij dhe të mos dalë më krah opozitës. Deri tani ai ka qenë një përfaqësues dinjitoz i opozitës”, u shpreh Sadri Abazi. Nga ana tjetër, për socialistin Andrea Marto, në këtë moment të krizës politike, mazhoranca nuk mund të dialogojë me opozitën për kërkesat e saj. “Mazhoranca ka qenë gjithmonë e hapur ndaj dialogut ndërmjet forcave politike. Në kushtet e tanishme, qëndrimet radikale të opozitës, nuk mundësojnë dialog konstruktiv. Nuk mund të ketë negociata mbi kërkesat absurde të opozitës!”, deklaroi Andrea Marto. /Mimoza Ibra