Vetëm Lulit mund ti ndodhin këto çudi, dhe kuptohet vetëm në Shqipëri kalojnë kaq shpejt sikur ska ndodh asnjw, megjithse Bashës i ndodhi sërish çudia.
Lulit i ndodh që të lidhë kontatë për 75.000 usd, paguan 25.000 dhe të gjithë mbeten të kenaqur! Nuk ka asnjë ankesë, është i qartë dhe Arben Ristani.
Vetëm Lulit i ndodh që e përfshijne në skemë pastrimi parash për shuma deri në 650.000 usd dhe atij nuk ja ndjen fare dhe as denoncon publikisht, as padit në gjykatë. Njehërë thotë kam paguar 125 mijë, pasta 500 e ca mijë por me shqiptarë amerikë mbi 100 e ca vetë, pa asnjë listë e pa asnjë emër.
Vetëm Lulit i ndodh që ti dalin rrugës njerëz që paguajnë 150.000 usd për llogari te tij, thjesht se i ka lindur në zemër të paguajnë për Lulin.
Vetem Lulit mund ti ndodhë që një kompani guackë, pa asnjë lidhje të dukshme me Shqipërinë dhe me autoritetet e saj, kryen një shpenzim të konsiderueshëm monetar për të promovuar partinë e Lulit.
Vetem partisë së Lulit mund ti ndodhe që një shpenzim i dikujt të devijohet si financim në dobi të PD-së dhe askush në parti te mos shfaqi as një shqetësim, as kuriozitet dhe as nuk ndërmerr asnjë hap për të sqaruar prapaskenën e këtij financimi.
Vetëm partisë së Lulit mund ti ndodhë që një personazh si Muzin, eventualisht keqpërdor marrëdhënien kontraktuale me PD-në për të fshehur burimin e të ardhurave kundrejt autoriteteve të SHBA-së dhe për partinë ky deklarim (që nëse është i pavërtetë njollos PD-në), nuk përbën nevojë për të kontaktuar autoritetet amerikane dhe për të sqaruar pozicionin e PD-së.
Shkëlzen Berisha shkoi deri në USA për të kërkuar të “drejtat” e shkelura. Po Luli do shkojë???
Të njëjtët shqiptaro-amerikanë që mblodhën fondet prej 500.000 usd herën e parë, a nuk do ndiheshin të lumtur të mblidhnin prapë po aq fonde për të paguar shpenzimet gjyqsore? Besojmë se po! Se do ta bënin për kedo që si kryetar partie do ish në hallin e Lulit, pas mgjithë këtyre cudive që I kanë ndodhur.
Nuk mund të mos e bëjnë për Lulin! Të gjithë vrapojnë ti bëjnë favore dhe pa ja kerkuar fare Lulit dhe partisë së Lulit.
Është qetësuar Desada, lumturuar Elona, gëzuar Gazi, të gjithë fluturojnë si ai çdo ditë në europë. Çudia që i ndodhi Lulit u kalua. Rrrroftë Republika e Re./CNA.al