E zhdukur prej ditësh, Monika Kryemadhi doli sërish këtë mbrëmje para mediave, duke u përpjekur të dukej sa më e vendosur në veprat e saj politike. Pavarësisht se u përpoq të fliste me një gjuhë të zbutur dhe të matur, Kryemadhi u tradhtua nga vetvetja dhe ra në bunkerin më të thellë të ndërgjegjies së saj.
Paralajëmëroi se do të ketë protesta, tashmë jo vetëm politike, por edhe ekonomike, për varfërinë që Monika, Meta dhe gjithë bashkëpunëtorët e saj i shkaktuan popullit shqiptar.
“Dhe protestat që do të vijnë çdo ditë dhe më shumë do të jenë protestat kundër varfërisë dhe koalicioni opozitar do të jetë koalicion që do të rimëkëmbë ekonominë shqiptare dhe do të jetë ai koalicion që do t’ japë shansin dhe mundësinë shqiptarëve për të pasur më shumë punë, për të mbajtur fjalën politikanët. Sepse janë mësuar në kaq vite që politikanët nuk e mbajnë fjalën. Por ka ardhur koha që politikanët të japin llogari përpara popullit dhe ta kenë frikë atë. Jo të ketë populli frikë politikanët”, u shpreh Kryemadhi.
Me një shfaqjësim gati djallëzor Kryemadhi i dha vend paturpësisë duke folur për llogaridhënie para popullit që ka vjedhur për vite me radhë bashkëshorti i saj.
Nëse ndërgjegjësimi do të ishte kaq i madh, atëherë Kryemadhi sot nuk do të dilte të kërkonte qeveri dhe poste, por do të ishte e para që do denonconte burrin e vet, pasurinë dhe floririn e vjedhur. Nuk mund të fitohen zgjedhjet duke gënjyer.