osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Ngjela “kryqëzon” Kryemadhin për deklaratat boshe: Ku ka gjë në dorë ajo, derëzezë dhe punëzezë për zgjedhje të parakohshme

Ngjela “kryqëzon” Kryemadhin për deklaratat boshe: Ku ka gjë në dorë ajo, derëzezë dhe punëzezë për zgjedhje të parakohshme

Monika Kryemadhi, ka kërkuar mbajtjen e zgjedhjeve të parakohëshme parlamentare, si e vetmja valvul shkarkimi e krizës që ka përfshirë vendin, sipas saj.

Këto zgjedhje, sipas Kryemadhit do të administrohen nga një Qeveri teknike, pa Ramën kryeministër.

Ndërkohë, nga studioja e lajmeve të TV “Ora News”, ku ka qenë i ftuar avokat-politikani, Spartak Ngjela, e ka hedhur poshtë këtë deklarim të kryetares së LSI-së, kur ka thenë se pa mbylljen e Reformës në Drejtësi nuk mund të flitet për qeveri teknike dhe zgjedhje të parakohëshme.

“E ka thenë Monika Kryemadhi?

Thashë se kush e kishte thënë. Ku ka gjë në dorë ajo, derëzezë dhe punëzezë.

Si do të bëjë zgjedhje të parakohshme kur ajo nuk ka asnjë deputet në parlament?

Zgjedhje të parakohshme do të thotë krizë.

Zgjedhje të parakohshme mbase nuk do të ketë kaq shpejt, pasi të fillojë reforma në drejtësi në mënyrë drastike, besoj për dy muaj do të fillojë, nga akuzat penale për korrupsionin e lartë shtetëror Shqipëria patjetër do të kalojë në një qeveri teknike që do ta përgatisë vendin për zgjedhje të lira.

Deri tani nuk ka pasur zgjedhje të lira se nuk kemi pasur një qeveri teknike të drejtuar nga ndërkombëtarët.

Pas strukturimit të SPAK do të vimë te qeveria teknike për zgjedhje të reja por do të duhet 1 vit apo 2 vjet nuk dihet. Ky është plani”, tha Ngjela.

Ai thotë se jetëgjatësia politike e Edi Ramës nuk është më e madhe se tre muaj, nëse në krye të PD-së nuk do të jenë më Lulzim Basha dhe Sali Berisha.

Ngjela shprehu besimin se Shqipëria nuk do të ketë më qeveri partiake, pasi KLP dhe KLGj të nisin punën për hetimin e korrupsionit të lartë.

Sipas tij, kjo klasë politike do shpërbëhet dhe do zëvendësohen nga shqiptarë të sukseshëm në katedrat botërore.

“Në mometin që Basha dhe Saliu nuk do jenë më në krye të partisë, Rama më shumë se tre muaj jetë nuk ka.

Rama mbahet si e keqja më e vogël.

Ka zëra që në parlament do venë 135, apo 132 nuk e di.

Do plotësohet SPAK, Gjykata e Posaçme dhe Prokuroria e Posaçme janë kryesoret.

Në momentin kur KLGJ dhe KLP do fillojë të merret me korrupsionin e lartë, nuk do të ketë më qeveri partiake.

Do na ndihmojnë ndërkombëtarët, do vijnë shqiptarë, po cilët shqiptarë? Ka shumë shqiptarë të famshëm në katedrat botërore sot.

Kush do na i sjellë këtu? Do na i sjellin ata që kanë bërë reformën në drejtësi”, deklaroi Ngjela.