Shqiptarja.com dhe Report TV rikthejnë në vëmendjen kontratën e fundit të lobimit të PD me kompaninë ‘Sonoran Policy Group’ në SHBA.
Kontrata e lobimit e firmosur nga vetë kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha dhe shefi ekzekutiv i ‘Sonoran Policy Group’, Christian Bourge.
Në kontratën e lobimit të lidhur në qershor 2018 deklarohet dhe vlera 40 mijë dollarëshe e lobimit të PD-së në SHBA.
Kontrata e lobimit është deklaruar në 12 qershor 2018 në Departamentin Amerikan të drejtësisë.
Ndërsa mësohet se PD i ka paguar kësaj kompanie për 4 muaj një shumë prej 10 mijë dollarësh.
Dyshohet se PD ka lobuar kundër emërimit të Kathleen Kavalec, si ambasadore të SHBA në Tiranë.