osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Histori tronditëse/ Burri i kishte vdekur: Në tentativ për të abortuar femijën ilegal nëna humbi jetën e la 6 vajza jetime

Histori tronditëse/ Burri i kishte vdekur: Në tentativ për të abortuar femijën ilegal nëna humbi jetën e la 6 vajza jetime

Historia rrënqethëse!

Mes katër rrugëve 6 fëmijët e 39 vjeçarës Nurie Poçi e cilla ndërroi jetë në spitalin e Kukësit. 39 vjeçarja ndërroi jetë gjatë lindjes së fëmijës së saj të 7-të. Vëllai i të ndjerës është shprehur se gjëndja ekonomike e motrës së tij ishte mjaftë e rënduar, ndërsa për fëmijtë akoma nuk ka një vendim se ku do të qëndrojnë.

Vdekja tragjike e nënës së bashku më foshnjën e saj në Kukës, ka shtuar edhe më tej fatin tragjik të 6 vajzave të saj. Dy dite pas ngjarjes tragjike, vëllai i viktimës ka thënë se motra e tij jetonte në kushte të vështira ekonomike. Ai thotë se ende nuk kanë marrë një vendim për fatin e vazjave, nëse do ti mbajnë familjarët apo do ia dorëzojnë shtetit.

“Në gjendje më të dobët nuk ka ku shkon më, me qira. Varrimin e kanë bërë të bashkisë.” u shpreh i pikëlluar vëllai i viktimës, Rexhep Oka

Psikologia e Shërbimit Social pranë Bashkisë Kukës, Lirie Gjana thotë se kjo familje ka qenë në vëmendjen e shërbimit social, ndërsa është hartuar një plan konkret për të ndërhyrë dhe pasi do të vendosin familjarët për kujdestarin në bazë të ligjit do të ndjekim të gjitha hapat.

“Ndihem pak keq në këtë situatë por realisht kjo familje ska qënë jashtë vëmedjes së Shërbimeve Sociale. Kemi vite që jemi marrë me këtë familje duke i ofruar të gjitha shërbimet e mundshme që kemi në dispozicion si bashki. Që dje jemi vënë në lëvizje për të marrë në kontroll situatën e 6 vajzave jetime, siç thatë edhe ju. Po merremi me procedurat për të parë situatën hap pas hapi, edhe për ta ndjek në vazhdimësi.” thotë psikologia.

Fëmijët humbën vetëm para disa vitesh babain nga një vdekje natyrale, ndërsa tani ata humbën edhe nënën . Fati tragjik i ka lënë në mes të katër rrugëve. Viktima, Nurie Poçi, do të sillte në jetë fëmijën e 7-të, por e ka lindur të vdekur, ndërsa ka humbur jetën edhe ajo vetë. Në një deklaratë të Spitalit të Kukësit thuhet se gruaja disa herë kishte tentuar të dëmtojë barren, për shkak të problemeve sociale dhe është paraqitur në spital ne gjendje të rënduar me hemoragji. Ngjarja ka ndodhur të dielën në maternitetin e qytetit të Kukësit. /Report TV/