osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Histori të panjohura: Sekretet dhe ana e errët e jetës së princeshave arabe

Histori të panjohura: Sekretet dhe ana e errët e jetës së princeshave arabe

Kur Sheikha Latifa, Princesha e Dubait, u largua nga vendi i saj në shkurtin e vitit të shkuar, duke hipur në një jaht në pronësi të një francezi të pasur, babai i saj Sheikh Muhamed bin Rashid Al Maktum, ngriti shpejt një ekip për ta gjetur atë. Brenda pak ditësh, ajo u kthye forcërisht në shtëpi.

Kjo ngjarje do të kishte mbetur e fshehtë, po të mos ishte për një video 39-minutëshe, e regjistruar nga princesha 33 vjeçare para se të arratisej, e cila u publikua pasi ajo u kap. “Nëse jeni duke e parë këtë video, kjo nuk është diçka e mirë”- i këshillon ajo shikuesit, me një lutje për të shpëtuar jetën e saj.

“Ose do të kem vdekur, ose do të jem në një situatë shumë, shumë të keqe”. Parashikimet e tmerrshme të Princeshës Latifa, duket se janë vërtetuar, tashmë që familja e saj ia ka kufizuar shumë lëvizjet, duke e vënë nën një lloj arresti shtëpiak.

Por akti i saj të fundit i lirisë, meriton vëmendje. Bashkë me detajet e arratisjes së saj të pasukseshme, videoja ofron një panoramë të rrallë të jetës sekrete të princeshës në botën arabe, dhe grave të tjera të privilegjuara, si dhe hedh dritë në hendekun e hapur midis imazhit të tyre në pubklik, dhe realitetit të tmerrshëm që përjetojnë çdo ditë.

Shumica e grave në botën arabe, janë të disavantazhuara në aspektin social. Familjet tradicionale, vendosin në përgjithësi kufizime të ashpra ndaj grave; në varësi të statusit që kanë, nëse janë apo jo të martuara, se sa liri kanë për të dalë jashtë shtëpisë, nëse mund të përdorin apo jo mediat sociale, nëse mund të udhëtojnë dhe ku, nëse mund të punojnë dhe çfarë mund të studiojnë, kur martohen, dhe kush mund të shohë fytyrat e tyre.

Sipas sistemit të kujdestarisë në Arabinë Saudite, një bashkëshort, burri, vëllai ose babai në disa raste, ka autoritetin e plotë për të marrë vendimet më të rënsësishme për një grua, që nga lindja e saj deri në vdekje. Ky trajtim, shtrihet në institucionet publike jashtë shtëpisë së familjes.

Për shembull, deri pak kohë më parë, universiteti i Emirateve të Bashkuara Arabe, i sponsorizuar nga qeveria, ua ndalonte nxënseve mbajtjen e një celulari të pajisur me kamera. Kampusi për grate, është i izoluar nga një mur i lartë, mbi të cilin janë vendosur tela me gjemba, ndërsa portat ruhen rreptësisht.

Universiteti është ende i ndarë, dhe studentet mund të lënë kampusin të shoqëruara me dikë tjetër, për këtë bien dakord kujdestaret e tyre, të cilat pastaj njoftohen përmes një mesazhi sapo të largohen. “Ata përdorin formulime të ndryshme, por sistemi i kujdestarisë, është atje. Nuk është aq ekstrem sa Arabia Saudite”- thotë Hiba Zajadin, një studiuese pranë organizatës Human Rights Ëatch.

Në veçanti në Emiratet e Bashkuara Arabe, nuk ka ligj kundër dhunës në familje kundër gruas. Përdhunimi martesor nuk është një krim, dhe gratë që punojnë pa miratimin e bashkëshortëve të tyre, etiketohen si të “pabindura”. Për t’i shpëtuar këtyre kufizimeve, shumë gra arabe praktikojnë mashtrimin; përdorin emra të rremë online, veshin mbulesa në fytyre për të fshehur identitetin e tyre në publik, i fshehin telefonat e tyre celularë nga familjet e tyre, dhe bëjnë plane për të dalë fshehurazi nga shtëpitë e tyre.

Dënimi për ato që kapen mat është i ashpër. Nëse një grua zbulohen në një lidhje të fshehtë me një burrë, kjo do të nxiste dënimin më të rëndë, duke përfshirë rrahjen, burgosjen apo edhe vrasjen për nderin e nëpërkëmbur të familjes. Në Arabinë Saudite, një institucion paraburgimi i quajtur ‘Dar Al Reaya’, njihet për torturimin, izolimin dhe dënimet e zgjatura të rasteve të “sjelljeve imorale”.

Në moshën 9 vjeçare, aktivistja saudite e të drejtave të grave Amani Al-Ahmadi, u paralajmërua nga shkolla e saj në Janbu, se vajzat që sillen keq, do të përfundojnë pikërisht në atë pataburgim. Gratë e privilegjuara të botës arabe, qofshin anëtare të familjes mbretërore, apo pjesë e familjeve me lidhje të forta politike, ia kalojnë në shumë mënyra më keq nga të gjitha. “Për ta, kjo situatë është e padurueshme”- thotë Hala Al-Dosari, një aktiviste dhe studiue e shquar saudite.

“Ato i kanë mjetet për të jetuar ndryshe, dhe me një ekspozim të nivelit të lartë ndaj grave nga kultura të tjera. Gratë e privilegjuara, nuk privohen nga mediat që flasin për jetën e grave në Perëndim, dhe kanë shpesh kontakt të drejtpërdrejtë me ta. Në një shoqëri me shumicë emigrante, shumë prej atyre që punojnë në pallat janë të huaja.

Jashtë pallatit, ndërveprimet me të huajt janë të shpeshta në shkollat ​​private, dhe gjatë udhëtimit për në resortet e tyre familjare jashtë vendit. Por këto janë vetëm përkujtues të një jete, që nuk u lejohet ta kenë. Për shumë nga këto gra, pasuria nuk është ngushëllim i paaftësisë për të bërë zgjedhjet që dëshirojnë.

Ajo që e ngatërron më shumë këtë problem, është hipokrizia e shfrenuar. Shumë familje të privilegjuara arabe, preferojnë të paraqiten në botën e jashtme si liberale dhe me nivel. Për shembull, princesha Latifa, është vajza e njërit prej sundimtarëve më të hapur arabë të Gjirit Persik, që shihet shpesh me gruan e tij Princeshën Haja bint Al-Hussein dhe vajzat pa mbulesa koke.

Madje Sheiku Muhamed, ka folur kundër dhunës në familje dhe ka kërkuar një mbrojtje më të madhe për të miturit në vend. Por trajtimi që u bën vajzave të tij, e kundërshton këtë imazh ndërkombëtar. Kjo për shkak se sundimi i Sheikut Muhamed në shtëpi, varet edhe nga të qenit i parë nga nënshtetasit e tij si respektues i vlerave tradicionale, dhe barra në këtë rast bie kryesisht mbi të drejtat e grave.

Çdo grua që kërcënon imazhin patriarkal të familjes, ose rendin e saj patriarkal publik, izolohet qoftë në shtëpi apo nga shteti. Nuk është e pazakontë që gratë të përballen me arrestin shtëpiak, si ai që është imponuar tani ndaj Princesësh Latifa. Prandaj, nuk duhet të jenë aspak të çuditshme përpjekjet e arratisjes së princeshave arabe, dhe madje nuk është një dukuri e re. Kjo nuk ishte as edhe përpjekja e parë e princeshës Latifa.

Në vitin 2002, kur ishte 16 vjeçe, ajo u përpoq të shkonte në Oman, por më vonë u burgos, u torturua dhe iu mohua ndihma mjekësore. Dhe siç shpjegoi princesha Latifa në video, ajo fillimisht u ndje e motivuar të arratisej pasi motra e saj më e madhe, Princesha Shamsa, kishte dështuar vetë të arrastisej, dhe më pas ishte burgosur në pallatin e familjes për vite me rradhë.

Por ky problemi shtrihet përtej Dubait. Jahja Asiri, drejtor i grupit të të drejtave të grave ALQST me seli në Londër, që ka punuar në emër të grave arabe që kërkojnë t’i ikin shtypjes, tha se u kontaktua në vitin 2013 nga 3 vajzat e mbretit Abdullah të Arabisë Saudite të cilat ishin të interesuara të arratiseshin nga vendi.

Të treja vajzat ndodheshin nën arrest shtëpiak. Pasi gjysmësvëllai i Abdullahut, mbreti Salman u ngjit në fron, Asiri humbi të gjitha kontaktet me te treja vajzat dhe nënën e tyre, e cila po përpiqej t’i ndihmonte të largoheshin. Ndërkohë, Asiri vazhdon të marrë telefonata nga princeshat e tjera në familjen mbretërore saudite, që kërkojnë ndihmën e tij për t’u larguar nga vendi. Problemi më i madh, është se kujdestarët meshkuj të grave, zakonisht ua kanë marrë pasaportat. “Nuk mund të bëhet ndonjë gjë e madhe, nëse ato nuk i kanë pasaportat e tyre”- thekson ai.

Ndonëse arratisja e princeshës Latifa dështoi, kjo nuk i ka penguar gratë e tjera në rajon të largohen, duke lënë pas pasurinë dhe privilegjet e tyre mbretërore, për të pasur shansin për të qenë të lira në Perëndim. Muajin e kaluar, Rajaf Muhamed, vajza e guvernatorit të Sulaimit në veriun e Arabinë Saudite, fitoi azil në Kanada, pasi u ballafaqua me kthimin e detyruar në shtëpi nga Tajlanda ku dhe ishte arratisur.

Ajo u fut në paraburgim për pothuajse një javë, duke tërhequr vëmendjen e botës, përpara se të ndërhynte Kanadaja. Muhamed ishte me fat, tha Zajadin. Për çdo histori të suksesshme shpëtimi, ka shumë të tjera që dështojnë dhe mbeten të panjohura./Foreign Policy – Bota.al