Protesta e banorëve të Astirit të cilët ndodhen prej rreth dy orësh përpara Drejtorisë së Policisë së Tiranës, është shoqëruar me tensione. Shkak për këtë për shkak për këtë është bërë tentativa e tyre për të ndezur një zjarr për tu ngrohur në rrugë përpara Komisariatit, por ato nuk janë lejuar nga forcat e rendit.
Kjo ka tensionuar situatën e cila për pak sa nuk ka agravuar edhe në përplasje fizike midis qytetarëve dhe policisë.
Ata kërkojnë lirimin e menjëhershëm të protestuesve midis të cilëvë është edhe një 15-vjeçar, duke argumentuar se ndalimi i tyre është i padrejtë.
Protestuesit bëjnë thirrje për lirimin e të arrestuarve duke njoftuar se ditën e nesërme do të nisin një protestë pa afat kohorë, si dhe kanë paralajmëruar se ajo do të përshkallëzohet nëse nuk lirohen të ndaluarit.
“Nesër ftojmë të gjithë banorët që të marrin hunj dhe sfurqe që të godasim çdo civil që sillet rreth zonës ku ne protestojmë. Ne nuk largohemi prej këtu pa ardhur me ne edhe ata që janë arrestuar. Ta marri vesh Lleshaj dhe ai palloshi i gjatë. Ne do të reagojmë me të gjitha mjetet, nuk ka më protestë paqësore, le të guxojë kush të dojë të afrohet nesër në Unazën e Re. Këta arrestojnë 15-vjeçarë, me të njëjtën mënyrë do ti përgjigjemi policisë”, u shprehën më herët banorët e Astirit