Nuk paska dhimbje me te madhe teksa perjeton ikjen nje e nga nje te idhujve te tu sportive e njerezore …te ikonave e legjendave qe shkojne nga kjo bote por qe kurre nuk mund te shuhen sepse Yjet kane lindur per te shndritur perjetesisht qofte edhe ne nete pa hene si kjo e 26 Marsit 2019…kur lajmi i ndarjes nga kjo bote te Ali Memes se madh tronditi mbare boten shqiptare te futbollit e me tej…
…Dhe ata Gjigandet e asaj Tirone te madhe te Xhavit Demnerit e Lym Alles …po shuhen nje e nga nje…vite me pare iku Skender Halili…e pastaj radhazi ne vite te ndryshme …Bahri Ishka, Xux Kazanxhiu, Gezim Kasmi, Perikli Dhalesi, Skender Hyka e tash kaq fort dhimbshem iken edhe Ali Mema…
E kohe me pare kane ikur edhe Profesoret e tyre te nderuar…Xhavit Demneri, Lym Alla e Ver Shehu…bote ikjesh pa kthim…por lum ai qe i ben vend vetes per te mbetur perjetesisht i pa harruar…dhe yjet, ikonat e legjendat e asaj Tirone te madhe e te pa perseriteshme te viteve 60-70 te tille ishin…Lapidareo e Monumente te gjalle te futbollit shqiptar e vecmas atij Bardhe e Blu…
….Ke Tirona jone t’gjith jon kapitena/ ndrit si Yll e Hon i bukri Ali Mema …
…Ja pikerisht permes ketyre vargjeve brilante kengetari popullor e ka perjetesuar figuren e shkelqyer sportive e njerezore te te pa vdekshmit Ali Mema…qe sot shkoi te bashkohet me shoket e tij te asaj kohe te arte te cilet i paten ikur prej kohesh…e i mungonin aq fort…
…Fort i dashtuni e i respektumi Alija…te thone ne Shkoder posa ze ne goje emrin e tij…e teksa shkodranet se harrojne kurre futbollistin e madh e njeriun me zemer te madhe e qelibar qe pat veshur perkohesisht dhe e mbajti me nder fanellen e Vllaznise se tyre te dashur…
I lindur ne Tirane me 1943 …djaloshi Ali Mema do te rrembehej magjishem pas topit te vogel e lojes magjike te futbollit ..si pak kush tjeter…
Dhe ishte vetem 14-15 vjecar kur selektori i famshem i bardhe e bluve dhe i futbollit shqiptar Mjeshtri Xhavit Demneri do ta afronte tek Tirona e zemres se tij per te mos e ndare me dot kurre deri ne frymen e tij te fundit …
E me pas Liu polivalent e zemer Luan ne fushen e lojes do te ngjiste si rralle futbollist tjeterr ne duart e Luym Alles duke u shnderruar kesisoj ne futbollistin Lider e Ikone te Tirones se famshme te viteve 60-70…
Disa tituj Kampione e gjithashtu disa Kupa te Shqiperise me uniformen e shenjte te Bardhe e Bluve …ku preludi i njeres prej tyre ku Ali Mema shnderrohet ne finalen e Kavajes kunder Beses ne goleshenues e portier ka mbetur unik edhe sot e kesaj dite ne historine e futbollit shqiptar…
Ali Mema ishte pothuajse gjithcka tek Tirona… shpirti, zemra, mendja, truri , gjaku, sedra, grinta , dashuria per fanelen e qytetin , respekti per shoket e kundershtarin…sakrifica dhe kushtrimi per fitore…sepse ai kishte lindur per te qene vetem Fitues…dhe i tille mbeti gjithe jeten e tij…tek fitoi mbi te gjitha zemrat e respektin e te gjitheve brenda e jashte Shqiiperise…
Mesfushor -sulmues i nje tipi te rralle e unikal..qe e kishte zili cdo skuader futbolli…shenues ne ndeshje teper te veshtira e decizive brenda e jashte fushe ,,percues i rralle i tradites bardhe e blu ne sportin e tij te zemres….super korrekt ne fushen e lojes me kedo e vecmas edhe me kundershtarin e Gjyqtaret…i vecante ne komunikomin e maredheniet e tija mbreselenese me tifozet e llojit te rralle te Tirones se vet..te cilet nuk i nderronte me askend ne bote…
Nje nga pikat me te forta te Kombetares shqiptare te viteve 60-70….ku spikasin ne vecanti ndeshjet me Gjermanine, Zvicren, Danimarken, Hollanden, Irlanden e Veriut, , Jugosllavine, Polonine, Rumanine, Turqine etj …ku Dueli Mema – Overath ne mesfushe ne ndeshjen e 1967 me ate 0-0 te pa harruar ne Tirane ishte nder kujtimet me te bukura te asaj ndeshje te madhe te kuq e zinjve qe tronditi boten e futbollit …
Dhe Ali Mema do ta mbante me nder e dinjitet te rralle fanellen e Kombetares se tij ne ato 14 ndeshje qe e veshi ate duke dhene ne fushen e lojes me te miren e mundeshme te tij…
Sa per fanellen Bardhe e Blu…no coment …ajo fanelle e Ali Mema dukej sikur kishin lindur per te qene perjetesisht dashuria e pa perseriteshme e njeri tjetrit…dhe ashtu mbeten deri ne frymen e tij te fundit…
Edhe kur u shkeput ne ate moshe teksa kishte ende per ti dhene goxha futbollit ne fushe si lojtar Ali Mema nuk mundi dot ti thoshte kurren e kurres Lamtumire Futbollit …ndaj u ul po aty ne pankinen Bardhe e Blu e here ne krah te Ver Shehut e here ne krah te Mjeshtrit te madh Fatmir Frasheri apo me pas edhe te Cim Muces e te nipit te tij Sul Memes …do te kontribuonte si pak kush tjeter ne fitimin e sa e sa titujve te tjere Kampion e Kupave te Shqiperise per Tironen e tij te zemres…
…E kisha mik per koke…shume te mire e shume te hershem , mik te shtrenjte e te afert familjar …dhe kam aq shume histori e kujtime , mbresa e rrefenja sportive e qytetare nga Ali Mema sa zorr te hedh ne kete shkrim qofte edhe 10 perqind te tyre …
Ishte i rralle e brilant si futbollist ..i lindur per te qene nje fitues i madh…ishte vlere e rralle qytetarie e civilizimi si njeri,,,si baba, si prind, si bashkeshort si mik , si shok, si komshi, si bashkeqytear i rralle e teper i respektueshem me kedo…ishte i thjeshte deri ne admirim e fisnik deri ne adhurim …mbarte vlera njerezore te rralla e te vecanta per te cilat do te kujtohet me respekt e mirenjohje te vecante nga te gjithe ata qe paten fatin ta njohin ne fushen e lojes por edhe jashte saj si qytetarin model te Tirones sone te dashur…
Sot futbolli shqiptar por edhe qytetaria tironase eshte tronditur fort prej lajmit shokues te ndarjes se tij prej kesaj bote…komuniteti sportiv shqiptar e vecmas ai bardhe e blu jane zhytur ne lot hidherimi e deshperim te thelle …Tirana jone humbi nje Ikone te rralle ..qytetarin e dores se pare Ali Mema ..Nderin e Qytetit tone …historia gati 100 vjecare e klubit Bardhe e Blu humbi nje Legjende e nje Mjeshter te madh te futbollit te saj …Shqiperia humbi nje Brilant futbolli te cilet asaj por edhe vendeve te tjera mund ti vijne vetem nje here ne 100 vjet…
Fatkeqesi te ndryshme familjare perjetove ne jeten tende o i shtrenjti mik i rralle Ali Mema por asnjehere nuk e dhe veten e nuk ju qave e as ju ankove kerkujt sepse shpirti yt i sakrifices e geni yt fisnik nuk ish mesuar kurre as te qahej e as te ankohej…
Sa kujtime te mrekullueshme njerezore e profesionale ke lene tek ish nxenesit e tu te Politeknikumit 7 Nentori o Profesori i dashur i tyre Ali Mema…sa respekt e dashuri ke lene tek te gjithe qe te njohen e i njohe qe te deshen e i deshe si pak kush me ate zemren tende bujare e te gjere , me ate goje-embelsi qe vetem xhevahire e urime nxirrte e percollte tek kushdo qe kishte fatin te fliste e kuvendonte me ty per futbollin e pertej tij…
Alma e Ardi….ndihem vertet keq sot qe nuk mundem dot te jem aty me ju per te ndare se bashku dhimbjen e madhe …per ti dhene Lamtumiren e fundit Babait tuaj te shtrenjte ..per ti hedhur nje grusht Dhe mikut tim te cmuar e te rralle…per ti vene nje kurore lule mbi krye ..atij qe na lumturoi si rralle kush ne ato vite te mbrapshta te asaj kohe mizerrabel qe na kish rene per hise per ta jetuar asisoj ne shqiptareve ….
Jam aty me ju e prane familjes suaj teper te nderuar e te respektuar ..prane te gjithe komunitetit futbollistik bardhe e blu e atij shqiptar …duke u perkulur me nderim te thelle e mirenjohje te vecante ..me shpirt te coptuar e zemer thyer per ti thene Lamtumire…U prehsh ne Paqe e te qofte i lehte Dheu i Tirones tende o i Madhi e i Pa perseriteshmi futbollist, trajner , familjar e qytetar brilant i kryeqytetit tone Ali Mema…
Me perullesi, respekt, mirenjohje e konsiderate te vecante …
Adriatik Dosti….Ann Arbor ..Michigan …USA . ..26 Mars 2019…