Kryetari i Republikës së Re Lulzim Basha, ka marrë sërish arratinë. Pasi i plasi serish në duar skandali i financimeve ruse në ofshore, Basha ia ka mbathur nga Shqipëria.
Sot në mesditë është parë në Rinas i shoqëruar nga bashkëshortja duke u nisur drejt Vjenes. Nuk dihet destinacioni final është Hollanda apo ndonjë vend tjetër, por ajo që dihet me siguri është se Basha është larguar një ditë pasi Prokuroria e lajmëroi se do të “fundoste”.
Brenda dhjetë ditëve, rezulton se Basha ka qëndruar vetëm tre ditë në Shqipëri. Ndërkohë që hiqet i shqetësuar për qytetarët, duket se shqetësimi i tij i vërtetë, janë lobimet në ofshore dhe prokuroria.
Kthimi i Bashes pritet te jete i shpejte. Ai me shume mundesi do drejtoje protesten e se enjtes.
Paraditen e të hënës, Prokuroria e Tiranës zbardhi detaje nga dy letërporositë, e ardhura nga SHBA dhe Britania e Madhe.
Sipas prokurorisë, nga hetimi kanë rezultuar dyshime të arsyeshme të bazuara në prova se ka një diferencë thelbësore mes deklarimeve të bëra zyrtare për shpenzimet e bëra nga subjekti PD, dhe shpenzimeve reale që PD ka bërë.
LEXO EDHE: Gazmend Bardhi “shet” Lulzim Bashën/ Nuk dua të njihem me dokumentet
“Ky subjekt ka deklaruar vetëm shumën prej 25 000 dollarësh, dhe nuk ka bërë deklarime për shumën prej 650 000 dollarësh”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.
Por, CNA.al sipas dokumenteve ekskluzive që ka siguruar, ka vërtetuar se shuma e paguar nga Lulzim Basha rezulton të jetë edhe më e madhe sesa ajo që deklaron prokuroria.
Sipas dokumentit zyrtar siguruar nga CNA.al në Departamentin e Drejtësisë në SHBA, sipas deklarimeve të bëra nga Kompania Lobiste Muzin Capitol LLC, regjistruar në 14.11.2017 rezulton se: Kompania ruse Biniatt Trade LP (Kompania Ruse offshore lexo ketu) do ti paguante STONINGTONE STRATEGIES sipas marrëveshjes ka 4 shuma.
Shuma totale prej 950 mijë usd është deklaruar në Departamentin e Drejtësisë në SHBA nga kompania Lobistë MUZIN së bashku me kontratën e plotë dhe dokumentin e mëposhtëm që sqaron çdo detaj të pagesave.