Ish-presidenti i Republikës, Alfred Moisiu, ka komentuar krizën politikën në vend, duke u ndalur te vendimi i opozitës për të dalë nga Parlamenti duke djegur mandatet.
I ftuar në emisionin ‘Përballë’ në TVSH, Moisiu është shprehur se PD është forca me e madhe opozitare, por ka shembuj në botë që dhe parti të mëdha janë zhdukur.
Ndër të tjera, ish-presidenti ka theksuar se politikanët që u tërhoqën nga mandatet, duhet të krijojnë një klimë mirëbesimi me politikanët që kanë mbetur në skenë.
“PD forca më e madhe opozitare politike. Por ne kemi shembuj në botë që parti politike janë zhdukur. Puna është që pavarëisht se këta politkanë u tërhoqën, kanë detyrë për hir të kontributeve që kanë dhënë, të paktën të ndihmojnë për të krijuar një klimë mirëbesimi me politikanët që kanë mbetur në skenë”, ka thënë Alfred Moisiu.