Monika Kryemadhi nuk e ka pritur aspak mirë injorimin që kreu i PD Lulzim Basha i ka bërë LSI, duke deklaruar në mediat italiane se është vetëm një formacion politik dhe jo aleat.
Kundërpërgjigjia ka qënë vetëm dy ditë më vonë nga ana e kryetares së LSI, por e dhënë në mënyrë indirekte nga ana e ish ministrit të Bujqësisë, Edmond Panariti,
I besuari i Monikës, deklaroi për mediat se palët mund të ulen në tryezë vetëm me ndërmjetësim, dhe asnjë mënyrë me një takim të dytë Rama-Basha pasi herën e parë kjo praktikë rezultoi e dështuar. Duke shfaqur në këtë mënyrë mosbesim ndaj Bashës, dhe frikën për tradhëti.
Madje kryetarja e LSI nuk ka besim tek asnjeri tjetër për tryezë me Ramën, vetëm tek burri i saj Ilir Meta, që është dhe Presidenti i Republikës dhe kreu real i kësaj partie, dhe sipas Vatikanit.
“Ne pranojmë një tryezë të presidentit, por jo një takim Rama-Basha, sepse herën e parë rezultoi i dështuar. E vetmja alternativë mbetet Presidenti i Republikës. Është përgjegjësi e kreu të shtetit për vendosur stabilitetin. Presidenti mund të mbajë pozicionin e tij dhe t’jua lërë në dorë palëve. Por koha po ikën”, këmbëngul “zari” i Monikës që “arbitër” të jetë Meta.
Dhe për të shfaqur tërë pezmin e vet ndaj injorimit që Basha i bëri LSI, njeriu i besuar i Monikës, tha se ka ardhur koha që dy partitë opozitare të nënshkruajnë një marrëveshje zyrtare mes tyre./Pamfleti