Ilir Meta nuk pushon së luturi për lumturinë e kombit dhe shtetit grek, sidomos sa herë vjen dita e pavarësisë së shtetit fqinj.
Duke qënë një ndër personalitet e rralla që ka marrë “Kryqin e Artë Grek” për shërbime të çmuara ndaj helenizmit, presidenti Meta nuk kishte si të mungonte në përvjetorin e pavarësisë së Greqisë, teksa ka pasur në krah dhe kreun e kishtës ortodokse, Janullatos.
Në fjalën e tij, mes të tjerave, Meta teksa shfaq lumturinë për pjesmarrjen dhe si mik i nderuar i helenizmit, nuk mungon që në këtë ditë të urojë që bashkëpunimi dhe partneriteti i tij me shtetin grek të udhëhiqet nga trashëgimia pozitive dhe e ardhmja e përbashkët.
Njëherësh Meta nuk ka munguar që të lusë Zotin që të bekojë Greqinë në radhë të parë, dhe miqësinë e saj me Shqipërinë. Si një mik i nderuar dhe tepër i vlerësuar Presidenti e ka lujtur fort kartën e bashkëpunimit.
Ndërkohë që për hir të së vërtetës Presidenti ynë është një ndër shkaktarët kryesorë të bllokimit të negociatave për marrëveshjen mes Greqisë dhe Shqipërisë për “detin”, heqjen e ligjit të luftës dhe zgjidhjen e problemeve të trashëguara apo të mbartura.
Zhbllokimi i procesit nga Meta do ti bënte më shumë punë dy vendeve se sa lutja ndaj Zotit për të bekuar Greqinë./Pamfleti