Ministri Gent Cakaj ka njoftuar se ka shkarkuar një pjesë të stafit diplomatik. Në një deklaratë për median Gent Cakaj njoftoi sot se mbi 20 punonjës të shërbimit diplomatik janë shkarkuar dhe transferuar.
“Në 77 ditët e punës sime në krye të këtij institucioni kam ngritur një grup pune për cilësinë e burimeve njerëzore të shërbimit diplomatik. Dhe sot kam vendosur që të shkëpus marrëdhënien me një pjesë të punonjësve që nuk përmbushin kushtet ligjore dhe profesionale.
Një pjesë tjetër e punonjësve do të transferohen për të vepruar dhe punuar sipas nevojave reale të punës. Fillimisht se numri i të prekurve nga kjo reformë do të shkojë mbi 20. Shqipëria nuk është e mive, krushqive dhe kushërinjve, por e të gjithëve” – tha Cakaj.
Më tej ai bëri thirrje për studentët ekselentët që të aplikojnë për vendet vakante në këtë dikaster.
“Unë sot me ju komunikoj se kemi gati vakancat e krijuara nga kjo valë krijimi nga spastrimi. Kjo përpjekje nuk fillon nga hiçi, kjo është në valën logjike.
Duke u mbështetur në shembullin kuptimplotë, në shembullin e 373 ekselentëve që janë bërë pjesë e administratës publike. I ftoj të gjithë të interesuarit të aplikojnë për vendet vakante në grupin diplomatik”, përfundoi ministri.