osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Metaideologjia fituese e Ramës!

Metaideologjia fituese e Ramës!

Nga Albert P. Nikolla

M. Cacciari, filozof italian, kur ra muri i Berlinit, pati folur për fundin e ideologjive dhe pati hedhur idenë interesante të pragmatizmit politik që bazohet tek shërbimi ndaj komunitetit përtej ideologjive (metaideologjia). Ky fakt, sipas tij, do ta çlironte politikën nga një farë lidhjeje e sëmurë me binomin histori – ideologji dhe do t’i hapte asaj horizonte të reja metaideologjike që do të tejkalonin ideologjitë klasike ku kishte lundruar politika që prej ‘800-s. Vetë termi “ideologji”, në fakt, me përhapjen e socializmit në thuajse gjysmën e botës pas luftës së dytë botërore, kishte filluar të përftonte një simbolikë negative dhe disa autorë, që prej viteve ’60 kishin filluar të shpreheshin për fundin e ideologjive. Ndërkohë Cacciari e lidh “fundin e ideologjive” me Murin e Berlinit si simbol konkret të rënies së komunizmit, i cili shihej si shakulli i madh ideologjik!

Interesant ka qenë debati i ndodhur në Shqipëri pas rënies së komunizmit ku pati një prirje për shpjegime “ideologjike” të asaj çka kishte ndodhur përgjatë diktaturës. Fajin na e kishte “ideologjia komuniste” dhe analistët ishin shndërruar gati në fallxhorë që kishin manualin ideologjik të fatkeqësive ku ishin shkruar të gjitha gjëmat e ndodhura; njëfarë “horoskopi ideologjik”! Hera-herës debati merrte nota komike me ligje, nene e udhëzime dekomunistizimi nën perspektivën e goditjes së ideologjisë që na solli fatkeqësinë dhe e gjitha kjo bëhej për spektakël politik dhe jo për një ndjeshmëri të thellë ideologjike.
Kam qenë përherë i idesë se në politikëbërjen shqiptare që prej 1912-s nuk ka pasur asnjëherë ngarkesë të mjaftueshme ideologjike për arsye nga më të ndryshmet, ndër të cilat kryesorja ka qenë mungesa e universiteteve dhe e qendrave studimore që do të kishin shërbyer si tharmues për ideologjitë! Edhe pas rënies së komunizmit situata shfaqej e ngjashme me atë të diktaturës. Shpërthimet gjoja ideologjike të PD-së kishin në palcën e saj vetëm trashëgiminë e ideologjisë “sui generis” të komunizmit shqiptar. Mënyra e të bërit politikë reflektonte krejt, në dritë të diellit, mendësinë harbute të operativëve të pasionuar pas persekutimit kundër çdokujt që “thyen vijën e partisë”! Në PD filloi menjëherë zbulimi i grupeve armiqësore. Çdo këndvështrim antropologjik të bënte të mendoje se kemi komunizmin përballë një pasqyre! Personazhet e teatrit tashmë ishin veshur me kostume blu!

I pari politikan që e kuptoi shterpësinë ideologjike qoftë të komunizmit, qoftë shëmbëlltyrën e saj pseudoideologjike të paskomunzimit ishte Edi Rama. Jo vetëm qëndrimi antikonformist në agun e lindjes së demokracisë, por edhe botëkuptimi shpirtëror i shpalosur qartazi te dëshmia politike në librin “Kurban” janë provë e saj. Përvoja e tij si kryebashkiak dhe si anëtar i PS-së e bënë të qëmtonte pa hezitim se:
“E majta e Fatosit s’ishte e majtë, por hibrid mes së majtës e muhabetit për muhabet, siç ishte vetë Fatosi, e djathta e Saliut s’ishte e djathtë, por pjellë e flirtit mes komunizmit dhe bajraktarizmit …!” (E. Rama. Kurban)

Pra për E. Ramën është e qartë se ideologjisë shterpë në komunizëm e mushkë në paskomunizëm nuk kishte për t’ia parë kush hairin. Duhej një metaideologji që të shkonte përtej dokrrave të hirit që kërcente përditë sa nga njëri oxhak politik te tjetri dhe të cilat nuk bënin gjë tjetër veçse ngrinin përpjetë tymnajën e mendimeve kuturu. Edhe I. Kadareja e ka përshkruar kaq bukur mungesën mungesën e sensit ideologjik në partitë politike paskomuniste tek “Lulet e ftohta të marsit”: Fisi i Nanove kundër fisit të Berishajve!

Në këtë klimë boshllëku hyn në politikë E. Rama, i cili me intuitën e tij kupton atë që kishte thënë prej kohësh studiuesi Vilfredo Pareto: ideologjia është një dukuri që i ka rrënjët në shpirtin njerëzor dhe vdekja e ideologjive nuk do të thotë domosdoshmërisht zhdukje e etjes për ideologji, pasi njeriut të qenët “frymor politik” ia jep pikërisht të qenët “frymor ideologjik”! Është e pamundur që simbologjia e të bërit politikë të mos krijojë atë rrjetë interesante simbolesh të përpunuara kulturore që krijojnë ngrehinën ideologjike (C. Geertz Ideology as a Cultural System). Këtë ngrehinë metaideologjike (në kuptimin që tejkalon ideologjitë komuniste dhe paskomuniste në politikëbërjen shqiptare) e ka ndërtuar ditë pas dite, muaj pas muaji, vit pas viti Edi Rama. Nuk është rastësore tejshquarja që ai i bën shprehjes “përtej së majtës e së djathtës”, jo në kuptimin se PS-ja nuk duhet të ruajë trashëgiminë e ndershme të mijëra socialistëve që sakrifikuan gjithçka për një Shqipëri më të denjë, përkundër atyre që në diktaturë kryen krime:
“Kishin qenë komunistë më së shumti, ishin nisur në luftë të rinj fare, me pasionin e papërmbajtshëm të një ideologjie hipnotizuese, për të sjellë parajsën në atdheun e dashuruar mbi gjithçka dhe kishin ndërtuar me duart e tyre, përmes sakrificash dhe privacionesh të mëdha, rrathët e ferrit ideologjik ku asgjë më shumë se të tjerët s’kishin përfituar.” (E. Rama. Kurban)

Qartazi Rama bën dallimin mes kurthit të rremë ideologjik dhe mundësisë që pasionit politik e ideologjik të personit njerëzor t’i përgjigjemi me një ideologji të re që qëndron shëndetshëm larg stërhollimeve filozofike të ideologjisë dhe që ka një tjetër fjalë kyçe: shërbimin për komunitetin. Domosdoshmërinë e ideologjisë së re Rama e qartëson vetë në “Kurban” dhe do të shohim se si është përvijuar kjo në vitet pas botimit të tij:
“… fundi çlirues i komunizmit s’mund të jetë në asnjë mënyrë baras me fundit mbytës të idealeve, vlera e parimeve që e bëjnë kudo në botën e lirë bashkësinë e njerëzve të një vendi … bashkësi vlerash edhe komunitare përveçse vetjake, edhe shpirtërore përveçse materiale”. (E. Rama. Kurban)
Dhe këtë aspiratë E. Rama e vazhdon në vitet e qeverisjes qendrore siç e kishte parashikuar edhe ai vetë: “duke i ikur duarsh politikës së vjetër të dasisë dhe urrejtjes”. Kongresi i fundit i PS-së dëshmon pikërisht këtë udhë të nisur me një ideologji të re ku fjalët kyçe janë: shërbimi, komuniteti, vëmendja, përgjegjësia.

Përgjatë të gjitha fjalimeve që u mbajtën në kongres kishte një hapësirë tejet të reduktuar reflektimi ideologjik dhe vëmendja ishte fokusuar te punët konkrete të kryera në secilën ministri apo bashki dhe, ajo çka ishte mjaft interesante, te dëshmi të qytetarëve mbi shërbimet e marra nga njësitë vendore dhe qendrore. Ky kongres sikur po vazhdon në tharmimin e ideologjisë së re: parti për njerëzit, për hallet e nevojat e tyre, jo për stërhollimet e filozofisë politike! Në momentin që duhej, erdhi edhe fjalimi ideologjik: ligjërata e Ramës me rastin e kandidimit të E. Veliajt si kandidat i ardhshëm për Bashkinë e Tiranës. Fjalashpër me kotësinë ideologjike të politikës së vjetër që shikon te dhuna “çelësin kopil” për të ardhur në pushtet, ai bëri një vikamë interesante ideologjike: të gjithë demokratët e zhgënjyer do të shërbehen njëlloj e do të mikpriten njëlloj nga kjo qeveri, nga kjo bashki dhe nga kjo frymë e re socialiste. Aty Rama, duke i dhënë një musht jetësor klimës së re ideologjike, tha se trashëgimia e tij shpirtërore e politike është e dyfishtë: nga e majta e njerëzve të ndershëm e nga sakrificat e tyre dhe nga shembulli frymëzues i çdo shqiptari të mirë qoftë ai edhe M. Frashëri, të cilin nuk e lidhte asgjë me komunizmin.

Besoj se kjo rrugë ideologjike është e vetmja që na nxjerr nga qorrsokaku pseudoideologjik ku na kanë përplasur rrenat e politikës së vjetër dhe që është bërë për shumë kohë gjalmë penguese në rrugën drejt Europës. Krejt e gjetur thënia e E. Spiropalit në kongres: Europa është thirrja jonë shpirtërore dhe Europën do ta sjellim këtu mes nesh me mënyrën tonë të të bërit politikë, me shërbimin ndaj komunitetit dhe me kulturën e respektit për institucionet.