Kryeministri Edi Rama ka komentuar sërish mediat në vend duke thënë se ato nuk pasqyrojnë realitetin por nxisin negativitet. Shefi i qeverisë shprehet se realiteti i sotëm është ndryshe nga realiteti i djeshëm.
“Kush nuk sheh dallimin nga e djeshmja e sotme ka nevojë për shërbim tek okulisti dhe nëse del në rregull nga sytë ka nevojë për psikolog që ka nevojë të ndihmojë të dalë nga psikoza e negativitetit dhe e keqes që hapet si vaj në lakra dhe portal më portal në Shqipëri.
Ama ky dallim nuk mjafton”, u shpreh Rama i cili ndodhet në nje takim me mjekë dhe drejtues sherbimesh shëndetësore për ndryshimet ne Kodin Penal për dhunën ndaj personelit mjekësor.