osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Spartak Ngjela: Bashën e kanë fundosur amerikanët, PD ka kryer kr.im ndërkombëtar, nuk shpëton dot

Spartak Ngjela: Bashën e kanë fundosur amerikanët, PD ka kryer kr.im ndërkombëtar, nuk shpëton dot

Avokati Spartak Ngjela ka deklaruar dje se lobimet në SHBA rrezikojnë të fundosin kreun demokrat Lulzim Basha. I ftuar në një studio televizive, ai tha se janë amerikanët ata që kanë dorëzuar fakte kundër PD. “Ka një moment politik dhe juridik në këtë rast, momenti juridik nuk është i zgjidhur këtu i cili vjen nga letër-porosia e cila ka ardhur nga Amerika dhe Britania e madhe .

Prokuroria nuk mund të gënjejë sepse është letër-porosi ku është shkruar e zeza mbi të bardhë, prokuroria nuk e falsifikon është pamundësi absolute. Çështja nuk është aq e lehtë juridikisht sa mendojnë këta. Nuk mund të vijë letër-porosia me kërkesën tënde, letër-porosia është akuzë në këtë rast është elementi bazë i akuzës”.

I pyetur nëse kjo është një vepër penale, Ngjela është shprehur se kemi të bëjmë me shmangie të ligjit. “Që ka vepër penale nuk diskutohet, 250 mijë janë deklaruar dhe vjen fatura 650 mijë. FBI mund ta dijë kush e ka financuar, mund ta kenë financuar qarqe që ndiqen në SHBA, mund t’i ketë financuar terrorizmi ndërkombëtarë, por ne nuk dimë gjë por janë të gjitha mundësi. Që të fitosh duhet të rrëzosh të gjitha mundësitë dhe të tregosh të vërtetën, se ku i ke gjetur këto para, nuk paguan njeri para veresie. Këta mund të gënjejnë opinionin publik por nuk e dimë se çfarë do të thotë “Zëri i Amerikës”.

Problemi është se këta nuk justifikojnë paratë dhe kjo është pikëpyetja”, deklaroi ai. Ngjela ka këmbëngulur se Basha duhet të gjejë një avokat, pasi nëse paratë vijnë nga burime kriminale, do jetë shumë keq. I pyetur sa ndikon kjo gjë për opozitën, avokati Ngjela është shprehur se kjo do të jetë një goditje përfundimtare.

“Tani kjo ka një analizë politike dhe politika amerikane do t’i godasë përfundimisht. Ky është një krim ndërkombëtar dhe PD-ja është e pa mbrojtur, janë të korruptuara të dyja palëve, PD dyshohet se ka marrë pjesë në një krim ndërkombëtar”, tha ai. Ngjela ka folur edhe për Kongresin e Partisë Socialiste të cilin e ka quajtur punizëm. “Metodë e vjetër është punizëm, nuk mund të jetë kryeministri kult, nën drejtimin e Edi Ramës thërrisnin , janë budallenj, sepse kryeministri drejton vetëm qeverinë. Kryeministri është psikik, ky flet për fasadat, këtu nuk ka prodhim nuk ka punë, ku i gjen ky kryeministër? Nga remitancat e emigrantëve? Duke i marrë taksat”, nënvizoi Ngjela.