osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Sali lidhi “zagarët”, mjaft më me vr.asje, djegie dhe shkretim të Shqipërisë…

Sali lidhi “zagarët”, mjaft më me vr.asje, djegie dhe shkretim të Shqipërisë…

Shqipëria, ashtu si në vitin 1991-1992, ashtu si në vitin 1997- 1998, ashtu si në vitin 2005, ashtu si në mars 2008, ashtu si në 21 janar 2011, rifilloi të digjet, të vritet dhe të rishkretohet. Ditët dhe muajt e viteve të lartpërmendura, për nga pasojat që sollën, kujtohen me dhimbje, me lot në sy dhe me një dëshpërim të thellë prej shqiptarëve. Tragjedi të vërteta kemi përjetuar.

Në këto vite, muaj dhe ditë të zeza për Shqipërinë dhe për shqiptarët, u vranë, u mbytën në det, vdiqën nga të ftohtit në male për të kaluar kufirin, apo u vranë në Gërdec, në 21 janar 2011 etj, afro 38 mijë shqiptarë, burra e gra, fëmijë, të rinj dhe të reja në moshën më të bukur të jetës.

Dëshmitarë të gjallë janë pllakat në varrezat e Shqipërisë, ku dalin zbuluar dhe nuk fshihen dot protagonistët e kësaj masakre makabër antishqiptare. Nëse do të ecnim me numrin e dëshmorëve të LANÇ-it që pranojnë ballisto-kolaboracionistët, në Shqipëri janë vrarë pesë herë më shumë së gjatë Luftës së Dytë Botërore, pikërisht në vitet, ditët dhe muajt e kohës së sundimit fashistoid të Sali Berishës.

Ndërsa po të marrim parasysh atë që na njohu Konferenca e Paqes e Parisit pas mbarimit të Luftës së Dytë Botërore, domethënë faktin që Shqipëria i dha kësaj lufte antifashiste nacionalçlirimtare 28 mijë dëshmorë, në kohën e flamës neofashiste të Berishës janë vrarë 10 mijë shqiptarë më shumë.

Së paku katër herë me radhë gjatë të qenurit të Saliut në opozitë, Shqipëria është djegur dhe është pjekur. Ekonomia, infrastruktura, bizneset, institucionet e shtetit, arkivat e vendit, bankat, arka e shtetit, janë shkrumbuar, grabitur dhe janë nxjerrë jashtë kontrollit.

Tashmë, kur Shqipëria ra në Zot, kur reforma në drejtësi, në administratën publike, në urbanistikë, në arsim, në energjitikë, në gjithë sektorët e jetës po japin impaktet e para të suksesit, si dhe kur pandëshkueshmërisë së krimit politik po i vjen fundi, e ashtuquajtura opozitë me Sali Berishën në krye, kanë dalë sheshit me urat e zjarrit në duar për të ridjegur, vrarë dhe shkatërruar Shqipërinë dhe shqiptarët.

Hetimi, rihetimi, gjykimi dhe rigjykimi i ngjarjeve të vitit 1997, të grusht shtetit 1998, të vrasjes së Azem Hajdarit, të vrasjeve dhe gjymtimeve të dhjetra e dhjetra shqiptarëve në Gërdec, të aferave me rrugën e Kombit, me ÇEZ, me shitjen e Detit Jonë, me vrasjet e 21 janarit dhe me hetimin e pasurive të vëna me korrupsion prej klasës politike ndër vite, të cilat SPAK dhe BKH do t’i kenë prioritet gjatë muajve në vazhdim, e kanë çuar Berishën, Bashën, Metën dhe Kryemadhin në humbjen totale të ekuilibrit mendor.

Dorëzuan mandatet e deputetit vetëm dhe vetëm për destabilizimin dhe për të ridjegur Shqipërinë. Ju futën rrugës së krimit me anë të protestave të dhunshme për të “trembur” shqiptarët dhe institucionet ligjzbatuese të tyre, e mbi të gjitha ndërkombëtarët, se gjoja destabilitetin e Shqipërisë e kanë në dorë Saliu me bandën e tij kriminale.

Pasi nuk ia dolën dot me shpifjet, intrigat dhe inskenimet e turpshme me “Babale” e Bobole”, kundër Saimir Tahirit, që u kalli datën këtyre kriminelëve, tani po bëjnë ngado katrahurë, duke ringjallur sindromin e tyre të hedhjes në erë të shtyllave të tensionit të lartë për të rivënë në terrin e errësirës Shqipërinë dhe shqiptarët.

Po djegin ngado pyjet, oksigjenin e Shqipërisë, të cilat po ribëhen me aq shumë sakrifica. Po krijojnë ngado terrenin e përshtatshëm për të lulëzuar vrasjet mafioze, si ajo e avokatit në Elbasan dhe të tjera të planifikuara më pas. Saliu i ka lëshuar pa fre zagarët e tij të krimit, i bindur se po të marr Shqipëria datën e negociatave për anëtarësim në BE në qershorin e këtij viti, ai dhe shpuar e tij kriminale do të groposen shtatë pashë nën dhe.

Ndaj është momenti o sot o kurrë që Shqiptarët, ashtu si kryeqytetasit në datën 23 mars, të ngrihen të gjithë në këmbë dhe të manifestojnë anë e kënd Shqipërisë në mbështetje të qeverisë së tyre legjitime të Edi Ramës.

Në këto manifestime t’u bëhet më mirë me dije faktorëve vendimmarrës të BE se negociatat me Shqipërinë t’i nisin duke e përcaktuar datën, pa parë “bëmat” e bandës së Berishës, Bashës, Metës dhe Kryemadhit, të cilët kanë qenë, janë dhe do të mbeten antishqiptarë dhe antieuropianë, ashtu sikurse është thelbi i gjithë jetës dhe veprimtarisë së tyre. Saliu i ka lëshuar pa fre zagarët e tij të krimit. Institucionet ligjzbatuese ashtu si deri më tani, por çdo ditë edhe më mirë e më me profesionalizëm dhe guxim, t’i çojë ata pas hekurave të burgut ku e kanë vendin…

Nga Av. Idajet BEQIRI