Gazetari investigativ, Artan Hoxha, ka zbardhur detaje të reja, lidhur me trafikun e drogës të bandës së Klement Balilit, të cilësuar nga ndërkombëtarët “Eskobari i Ballkanit”.
Skafisti i Klement Balilit, Petro Dalanaj ka rrëfyer detaje të reja lidhur me trafikun e drogës.
“Intervista është marrë në datë 10 mars. Ai është peshkatar, thotë se aty ka njohur Kleanth Palaj dhe e ka marrë për ta ndihmuar gjatë udhëtimit.Ai tregon mënyrën, për herë të parë një skafist dëshmon si funksionon rrjeti, si ngarkoi kanabisin dhe si lirisht hyri në Greqi dhe e coi ngarkesën.
Ai thotë se ka bërë transportin për 5 mijë euro, për shkak se kishte një kredi në bankë dhe probleme me familjen. Ai thotë se që në momentin e parë i është kërkuar që të dëshmojë për Balilin. Ai ka një alibi, që ka pranuar trafikun, e njeh biznesmenin grek, bashkëpunëtor i Balili, i dënuar me burgim të përjetshëm.
Ai nxjerr një emër dhe thotë se ai që e ka paguar dhe e ka mbajtur në kontakt është një biznesmen nga Fieri, me inicialet S.G. Ai sipas Dalanajt ka pasur një restorant në Sarandë gjatë verës, ky është njeriu që ai e identifikon që ka folur me të, ka mbajtur kontakt të vazhdueshëm dhe e ka takuar fizikisht. Por kush është ky, dhe cfarë përfaqëson, ai fshihet Balili pas tij? Ka shumë pikëpyetje” shprehet Hoxha,” tha Hoxha për ReportTv.