osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Banka e Shqipërisë: Investimet e huaja në Shqipëri arrijnë rekordin 1 miliardë euro në vitin 2018

Banka e Shqipërisë: Investimet e huaja në Shqipëri arrijnë rekordin 1 miliardë euro në vitin 2018

Krahas rritjes ekonomike dhe punësimit që janë konfirmuar nga gjitha institucionet ndërkombëtare bie në sy dhe rritja e investimeve të huaja që për vitin 2018 arriti shifrën 1 miliard euro.

Banka e Shqipërisë bën të ditur se, investimet e huaja shënuan rekord rritjeje për të pestin vit radhazi.

Sipas BSH-së, në muajin shtator 2018 stoku i investimeve të huaja në vendin tonë arriti në 7.4 miliardë euro. Ndërkohë që krahasuar me vitin 2014, investimet e huaja janë rritur me rreth 80%.

Sektori energjetik kryeson me rritjen më të madhe të investimeve, ku dominojnë projektet madhore të TAP dhe Devoll Hydropower.

Ndërkohë që sektorë të tjerë me vlera të larta të investimeve të huaja në ekonomi mbeten telekomunikacioni, informacioni, me pothuajse 1.2 miliardë euro.

Për të vijuar me sektorët strategjikë të shërbimeve dhe atë financiar bankar, ku sipas Bankës së Shqipërisë, vlera e investimeve të huaja arrin në 1.1 miliardë euro, ose 50% më shumë krahasuar me pesë vjet më parë.

Banka e Shqipërisë vëren se sipërmarrja e huaj po fiton përparësi edhe në sektorin e ndërtimit, ku stoku i investimeve të huaja arrin në 135 milionë euro.

Ndërsa lehtësimi i barrës fiskale për biznesin dhe sektorin e shërbimeve po nxit sipërmarrjet për rigjallërimin e aktivitetit në Ndërmarrjet e Vogla dhe të Mesme që përbëjnë mbi 90% të biznesit në vend dhe kanë impakt të drejtpërdrejtë në rritjen e të ardhurave familjare.