Vazhdon të bëhen publike pasuria e njerëzve të drejtësisë, gjyqtarëve dhe prokurorëve, të cilët paguhen nga taksat e Shqiptarëve. Pavarësisht se të gjithë duam një shtet ligjor kur drejtësia është për të vendosur ligjshmeri dhe jo për të shtuar pasurinë e tyre. Pavarësisht kësaj njerëzit që punojnë në sistemin e drejtësis konsiderohen si kategoria më e pasur. Cnal ka zbardhur pasurinë e ish- kreu i prokurorisë Agron Gjana.
Në prill të vitit 2016 Ambasada e SHBA në Tiranë i refuzoi prokurorit Gjana, vizën. Në shkresën e ambasadës ishin ngritur dyshime, se Agron Gjana mund të mos kthehej në Shqipëri dhe se do ta përdorte këtë vizë për arsye emigrimi.
Sipas ambasadës, Gjana nuk kishte demonstruar se ka lidhje të forta që do ta detyronin të kthehej sërish në Shqipëri pas vizitës në SHBA.
Gjana së fundmi është lakuar për përplasje me kryeprokuroren Arta Marku.
Kjo e fundit me datë 09.1.2018, firmosi lëvizjen e tij nga Durrësi në drejtim të Pukës.
Në njoftimin e shpërndarë nga zyra e Kryeprokurit bëhet me dije se Agron Gjana, Drejtues i Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, largohet nga kjo detyrë dhe caktohet në pozicion të përkohshëm si prokuror në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Pukë.
Ndërkohë, në media u raportua se prokurori i shkarkuar i Durrrësit nuk kishte pranuar të largohej nga detyra, sikurse i kërkoi Arta Marku.
Por, pas rreth dy muajsh, Kryeprokurorja e Arta Marku, sërish e ka lëvizur prokurorin Gjana. Me anë të një vendimi, Marku e ka emëruar atë prokuror në Tiranë.
Nëse i referohemi pasurisë së tij, prokurori Agron Gjana, radhitet në mesin prokurorëve që varen nga paga dhe kredia, megjithatë të ardhurat nuk i mungojnë.
Sipas të dhënave të Open Spending Albania, në deklarimin fillestar të pasurisë që i përket vitit 2003, Gjana ka deklaruar se është pronar me 100% i një veture tip Mercedes Benz të blerë me te ardhura personale në shumën 500 000 lekë, pronar i një apartamenti banimi me sipërfaqe 88 m2, blerë në vitin 2000 në vlerën 18 000 dollarë, të ardhura nga paga dhe shpërblime në shumën 1 223 560 lekë.
Gjithashtu ai ka deklaruar të ardhurat nga paga e bashkëshortes, si mësuese në shumën 634 144 lekë.
Ndërsa, gjendjen e kursimeve nga paga e ka deklaruar në vlerën 507 590 lekë si dhe gjendja e kursimeve të bashkëshortes, në shumën 118 138 lekë.
Më tej ka deklaruar, detyrime të papaguara në vlerën 10 176 lekë për kredi bankare me principal 500 000 lekë dhe këst mujor 10 566 lekë, detyrime të papaguara kartë krediti në vlerën 2 000 euro si dhe detyrime te paguara në vlerën -123 739 lekë për kredi bankare me principal 500 000 lekë dhe këst mujor 10 566 lekë.
Ndërsa në deklarimin e pasurisë për vitin 2016, Gjana ka deklaruar se ka gjendje llogarie në shumën 362.595.81 lekë
Ndërsa ka deklaruar se ka kursyer shumën prej 500.000 lekë, nga shuma prej 1.200.000 lekë, dhuratë nga familjarët në lidhje me lindjen e djalit. Këtë shumë e disponon CASH në banesë.
Gjithashtu, ai ka deklaruar të ardhura nga paga si prokuror, pranë Gjykatës së Shkallës së parë, Durrës, në shumën 1.503.438 lekë, të ardhura nga paga e bashkëshortes si mësuese në shkollën e mesme “Ismail Qemali”, Tiranë në shumën 422.798 lekë, kartë krediti me euro e hapur me datën 17.09.2015. gjendja e disponueshme në 2.000 euro si dhe një debi në emër të bashkëshortes në shumën e 20.748.79 lekë.