osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Berisha e Meta në Prokurori për aferën e CEZ dhe DIA, bashkohen dosjet. Hetim bashkë me Zenin e Kalajn. Edhe Basha te Arta Marku, dëshmi kundër Saliut e Ilirit

Berisha e Meta në Prokurori për aferën e CEZ dhe DIA, bashkohen dosjet. Hetim bashkë me Zenin e Kalajn. Edhe Basha te Arta Marku, dëshmi kundër Saliut e Ilirit

Situata në Prokurorinë shqiptare nuk ka ndryshuar. Pavarësisht skandalit të shpërthyer në SHBA për shkak të zbulimit të financimeve ruse dhe të ish agjentëve të KGB për të sjellë Bashën në pushtet, organi i akuzës vijon punën me dosjet e tjera të rënda.

Prokuroria ia ka lënë hetimin e lobimit të Bashës në SHBA me para ruse FBI-së edhe drejtësisë amerikane. Madje dhe Basha vetë i bëri thirrje Ramës që të presë hetimin nga FBI.

Ndërkohë që nga organi i akuzës është dërguar letërporosi për informacione të tjera në SHBA për lobimin me para ruse nga ana e Bashës. Për këtë arësye, duket se Prokuroria shqiptare është në pritje të elementëve dhe provave të forta që do të dalin nga hetimi i FBI dhe organeve ligjzbatuese amerikane. Fundja ata e bënë publik skandalin, ata kanë filluar dhe hetimin përmes FBI. Por dhe sepse i gjithë skenari i financimit të lobimit të Bashës me para ruse është bërë në SHBA dhe nëpër koridoret e kongresit e senatit amerikan.

Nga ana e Prokurorisë bëhet e ditur se ka ecur progresivisht e pa u ndalur dhe hetimi i aferës së CEZ-it, ku shteti shqiptar humbi 414 milionë euro. Shuma këto për të cilat akuzohet familja Berisha, pra ish kryeministri Sali Berisha dhe djali i tij Shkelzen Berisha.

Njëherësh akuzohet dhe Nuel Kalaj, sekseri i familjes Berisha, njeriu që tërhoqi me një dorë në një bankë të nivelit të dytë në Shqipëri, 7 milionë euro. Deri më tani kanë dëshmuar dy akuzatorët Taulant Balla me statusin e kreut të komisionit të hetimit parlamentar të aferës së CEZ dhe Romeo Kara, juristi i OSSH që zbardhi aferën. Ka dëshmuar dhe Shkelzen Berisha, djali i ish kryeministrit. Është pyetur në Prokurori dhe ish ministri i METE Genc Ruli në qeverinë e Berishës, i cili ka qënë titullar në momentin e privatizimit të OSSH nga CEZ. Eshtë thirrur nga Prokuroria dhe sekseri Nuel Kalaj, por ende nuk është paraqitur të dyert e organit të akuzës. Pavarësisht se dëshmia e tij është e rëndësishme, sepse bëhet fjalë për sekserin e familjes Berisha.

Nuel Kalaj është i njohur si sekseri që pajtoi CEZ me qeverinë e Berishës dhe njeriu që ka dijeni mbi të gjitha pazaret që janë bërë. Por Kalaj ka refuzuar organin e akuzës. Ai u thirr dhe në komisionin hetimor parlamentar para një viti, por dhe aty nuk u paraqit.

Kalaj jeton në Kosovë, ndërsa ka banesë dhe në Francë. Prokuroria dërgoi kërkesë në të dyja shtetet dhe deri më tani nuk ka asnjë të dhënë mbi vendndodhjen e tij. Për këtë arsye është urdhëruar policia që të bëjë shoqërimin e Kalajt për të dëshmuar me forcë. Por mospranimi i tij për të dëshmuar duket se e minon gjithë procesin.

Bllokimi i procesit vjen  për arsye se padija e bërë ndaj Berishës e ish-zyrtarëve të tij bazohet te disa e-maile që ka shkëmbyer Kalaj me drejtuesit e CEZ. Dëshmia e tij pritej me mjaft interes pasi Kalaj mund të hedhë dritë mbi takimet e fshehta që janë bërë dhe rolin që ai ka pasur.

Nga ana tjetër, një tjetër emër që mund të ndihmojë në hetime është Hamza Merxhani. Ky është sekseri i parë që bëri lidhjen mes CEZ dhe qeverisë “Berisha”, ndërsa më pas ia kaloi stafetën Nuel Kalajt.

Në padinë që është bërë në prokurori, akuzohen 22 ish-zyrtarë mes të cilëve ish-kryeministri Berisha dhe disa ish-ministra. Në dosje pretendohet se privatizimi i OSSH ka qenë korruptim dhe ka pasur një dëm prej 414 milionë eurosh. Sali Berisha e ka dhënë dëshminë e tij në komisionin parlamentar të hetimit të aferës së CEZ.

Ndërkohë që mësohet se së shpejti dhe prokuroria do ta thërrasë Sali Berishën për ta pyetur dhe vënë nën hetim për këtë aferë, ku shteti shqiptar ka humbur 414 milionë euro.

Kjo është një dosje thuajse e kopsitur,  dhe nuk ka shumë për të plotësuar, pasi dhe roli i Berishës në këtë histori është i qartë. Mësohet se në disa elementë themelorë të fakteve Prokuroria pritet të bashkojë dosjen e CEZ me atë të DIA-s.

Vlen të theksojmë se themeluesi i kësaj kompanie, Kastriot Ismailaj, po vuan dënimin me burg dhe kthimin e afër 5 milionë eurove në arkën e shtetit shqiptar. Ndërsa sipas përllogaritjeve dëmi arrin deri në 70 milionë euro, nëse llogaritet zë për zë. Nëse bashkohen të dyja këto dosje, atëherë në Prokurori pritet të thirret për të dëshmuar dhe kryetari i PD Lulzim Basha dhe Presidenti Ilir Meta.

Lideri i PD pritet të thirret jo vetëm për deklaratën e ditëve të fundit se privatizimi i OSSH nga CEZ dhe ARMO kanë qënë një dështim. Thirrja e Bashës mund të vijë dhe për një deklaratë të dhënë më 2015, ku kryetari i PD tha se pas DIA-s qëndron Ilir Meta dhe se fundosja e DIA-s merr me vete edhe kreun e Kuvendit të asaj kohe.

“Është bërë e qartë për këdo e nga dëshmitë tronditëse që u transmetuan, se pas DIA-s është Ilir Meta. DIA u krijua me shtytjen e Ilir Metës, u fut në kohën kur ishte Ministër i Jashtëm. Dje pamë se si dëshmitari kyç që ka në dorë të shpëtojë këto 135 mln euro ndonëse i mbrojtur nga policia u kërcënua me jetë. Sepse fundosja e DIA-s merr me vete edhe Ilir Metën. Fijen e parë e ka në dorë, kumbari i parë Edi Rama”, u shpreh Basha në atë kohë.

Pikërisht për këtë deklaratë, pavarësisht se tashmë opozita e bashkuar ka brenda dhe kryetaren e LSI Monika Kryemadhi, bashkëshorte e Ilir Metës, Lulzim Basha pritet të japë dëshminë e tij.

Ndërkohë që presidenti aktual Ilir Meta pritet të thirret shumë shpejt nga Prokuroria për aferën e DIA. Aferë, e cila i ka shkaktuar shtetit shqiptar një dëm prej mbi 70 milionë euro. Emri i Ilir Metës është lakuar si i lidhur me aferën e CEZ edhe nga ish-kreu i bordit të drejtorëve të CEZ, Jozef Hejsek. Ai ka deklaruar se Meta, në kohën kur ishte ministër i Jashtëm dhe zv.kryeministër, ka negociuar që çekët e CEZ të punonin me Ismailajn.

Njëherësh Meta e ka prezantuar biznesmenin Ismailaj si njeriun që kishte mbështetjen e qeverisë shqiptare. Një akuzë e ngjashme është bërë kundër Metës në vitin 2011 dhe nga ish ministri i Ekonomisë dhe nënkryetari i LSI, Dritan Prifti.

Në një intervistë në media, Prifti është shprehur që Meta kishte udhëtuar për në Republikën Çeke për të negociuar kontratën për Ismailajn “një person me dosje”. Ideja ishte që CEZ kishte 200 milionë euro borxhe të pa mbledhura dhe, nëse ai i mblidhte ato, “merrte gjysmën,” shtoi ai.

Clifford Chance shkruan që hetimi i Prokurorisë shqiptare për Ismailajn vazhdon dhe se “skema e tij mund të ekspozojë rastin më të madh të korrupsioni dhe mashtrimit në Shqipëri”. Megjithatë, studioja ligjore që përfaqëson interesat e shtetit shqiptar shprehet se edhe pse tashmë nën arrest, “Ismailaj ka akoma shumë miq brenda qeverisë shqiptare”.

Pra pritet që dosja për aferën e CEZ dhe DIA të kopsitet shumë shpejt dhe të shkojë në gjykatë për gjykim dhe aktorët për dënim. Ndërkohë pritet që Berisha, Meta dhe Basha të “shihen” në prokurori duke ia “futur” njëri tjetrit.

Deri më tani për këtë aferë të CEZ e DIA, burgu rezervohet për Berishën e Metën./Pamfleti.com