osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Arabia Saudite po ndërton një megaqytet, 33 herë më i madh se New York

Arabia Saudite po ndërton një megaqytet, 33 herë më i madh se New York

Qeveria e Arabisë Saudite thotë se do të ndërtojë një megaqytet prej 500 miliardë dollarësh, me qëllim të diversifikimit të ekonomisë së saj për t’u përqendruar më pak në naftën bruto.

Projekti i titulluar NEOM do përfshijë 10.230 milje katrorë. Princi saudit, Mohammed bin Salman, tha që qeveria do të synojë të bëjë NEOM’in tërësisht të varur nga energjia e ripërtërishme.

Këtë muaj, vendi filloi të japë kontratat për fillimin e ndërtimit të pallateve atje.

Arabia Saudite është eksportuesi kryesor i naftës në botë, por rënia e çmimeve të naftës e ka bërë më të vështirë për vendin të paguajë punëtorët e saj në sektorin e naftës.

Tani qeveria e vendit arab ka dalë me një projekt që mund t’i japë një shtysë ekonomisë së vendit. Një megaqytet me vlerë prej 500 miliardë dollarësh, që do të lidhet me Jordaninë dhe Egjiptin.

Projekti do financohet nga qeveria saudite dhe investitorët privatë, shkruan Reuters.

Vendi po fillon të japë kontratat për kompanitë e ndërtimit që do ndërtojnë pesë pallate. Ato do vendosen pranë bregdetit të Detit të Kuq, dhe do jenë për mbretin, princin e kurorës dhe anëtarë të tjerë të familjes mbretërore.

Qëllimi largpamës i NEOM’it është të zvogëlojë varësinë e Arabisë Saudite në eksportimin e naftës, dhe të mund të zgjerojë ekonominë e vendit përtej koncentrimit vetëm në naftë. Qyteti do fokusohet në një mori të industrive, duke përfshirë energjinë dhe ujin, bioteknologjinë, ushqimin, prodhim të avancuar dhe shoubiz. Arabia Saudite ende nuk ka zbuluar se si do të duket në realitet ky qytet.

Shteti saudit ka vënë në krye të këtij projekti Klaus Kleinfeld, ish-shefin ekzekutiv të Siemens dhe Alcoa. Zyrtarët shpresojnë se programi i mbledhjes së fondeve, që përfshin shitjen e 5% të gjigandit të naftës Aramco, do mbledhë 300 miliard për ndërtimin e NEOM’it.

Projekti do të mund ta bënte NEOM’in një nga qytetet më të mëdha me energji të pastër. Në SHBA, një nga qytetet më të mëdha me 100% energji të rinovueshme është Burlington, Vermont, i cili nuk i afrohet madhësisë së planifikuar të NEOM’it.

Qytetet në Islandë dhe Norvegji gjithashtu pretendojnë të jenë afër arritjes së rrjeteve elektrike tërësisht të rinovueshme me ndihmën e burimeve natyrore si hidrocentralet dhe nxehtësia gjeotermale.

Arabia Saudite pret të kompletojë sektorin e parë të NEOM’it deri më 2025.

Ky nuk pritet të jetë një vend për kompani të zakonshme apo njerëz të zakonshëm, por ky do jetë një qytet për ëndërrimtarët e botës, u tha ndër të tjera në konferencë. Këtu do sipërfaqet vullneti i fortë politikë dhe dëshira e një kombi. Të gjithë faktorët e suksesit janë në vend për të krijuar diçka madhore në Arabi Saudite.