Dita e sotme përkon me 50 vjetorin e lindjes së presidentit Ilir Meta. Por ndryshe nga herët e tjera kjo ditlindje e Metës ka kaluar pa shumë zhurmë.
Presidenti Meta ditën e sotme nuk mori asnjë urim publik nga politikanë apo njerëz të medias.
Mësohet se Meta e ka kaluar në qetësi të plotë ktë 50 vjetor, madje edhe vetë ai nuk ka organizuar ndonjë festë të veçantë për ditlindje dhe mesa duket shkak për këtë është bërë mungesa e tre fëmijëve, të cilët ndodhen jashtë shtetit për studime.
Ndërkohë e vetmja festë që ka bërë Meta ka qenë një darkë në një restorant peshku mbrëmjen e djeshme nën shoqërinë e bashkëshortes së tij të ndarë për hirë të partisë, nënën e zonjës së parë, zonjën e tretë Monika Kryemadhi.
Në këtë event çuditrisht mungonte Çimi i Pekajve dhe Fariu i Ballijve si miq te pandarë në raki, meze dhe suare