Kapet një person i shpallur në kërkim në kërkim me inicialet B.B nga Tepelena për prodhim dhe shitje të narkotive.
Ishte shpallur në kërkim për ngjarjen e korrikut te vitit 2017, ku ka qenë i implikuar në sekuestrimin e 1.4 ton kanabis në Kavajë.
Personi në fjalë është kapur në flagrancë në një një lokal në qytetin e Tepelenës.
Sipas burimeve të policisë Gjirokastër,B.B është një ndër personat, i cili i shpëtoi operacionit të Kavajës të vitit të kaluar, operacion në të cilin u arrestuan 3 persona dhe u shpallën në kërkim 3 të tjerë. Këta persona u akuzuan për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike.
Operacioni në Kavajë
Në Kavajë janë sekuestruar 1 ton e 360 kilogramë kanabis, 3 automjete, 1 gomone, dhe një mjet i rëndë traktor.
Arrestohen në flagrancë 3 shtetas si dhe shpallën në kërkim 3 shtetas të tjerë, disa të tjerë janë marrë në pyetje në lidhje me ngjarjen.
Më datë 14.07.2017, rreth orës 02:20 , shërbimet e policisë kanë marrë informacion se në vendin e quajtur fshati “Bago” , dy automjete, konkretisht një “Land Rover “dhe një furgon mund të transportonin lëndë narkotike.
Në momentin e konstatimit të këtyre dy automjeteve, nga ana e punonjësve të policisë u është bërë shenjë për të ndaluar por këto automjete nuk kanë ndaluar duke shtuar shpejtësinë dhe duke rrezikuar jetën e punonjësve të policisë .
Drejtuesit dhe personat e tjerë që kanë qenë në këto automjete, duke përfituar nga errësira dhe terreni i vështirë, kanë arritur të largohen duke braktisur automjetet.
Nga kqyrja e këtyre automjeteve, rezultoi se në brendësi të tyre kishte pako të mëdha me lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sattiva, e cila pas peshimit rezultoi rreth 1360 kg.
U arrestuan; Joni Sadikaj, Roland Hysenbelliu dhe Kejvi Hajdari, rezulton se bashkëpunëtor janë edhe shtetasit: B.B., dhe F.S. të cilët janë shpallur në kërkim policor dhe punohet për kapjen e tyre.
Më pas nga ana e Komisariatit të Policisë Kavajë dhe Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë , është vijuar operacioni duke bërë krehjen e terrenit dhe territorit, ku si rezultat janë kostatuar një gomone me gjatësi 7.7m me dy motorrë me 200 KV e tipit Kavasaki e lidhur me nje traktor pa targa , si dhe nje automjet i markës Toyota, cila nga verifikimet i përket shtetasit: H. K. i cili është shpallur gjithashtu në kërkim policor.
Gjithashtu , në lidhje me këtë ngjarje, janë shoqëruar edhe disa shtetas të tjerë për tu marrë në pyetje.